Me urdhër të prokurorëve Altin Dumani dhe Vladimir Mara, SPAK po vijon kontrolle në qytetin e Elbasanit.
Në lidhje me këtë situatë, burimet bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle në biznese si edhe për drejtuesit e institucioneve vendore të dyshuara si të lidhura me organizatën kriminale të Suel Çelës.
Më tej mësohet se janë kryer kontrolle në të gjitha vendet ku u urdhërua kontrolli nga SPAK me miratimin e GJKKO.
Në një deklaratë për shtyp, demokrati Belind Këlliçi tha se policia nuk zbatoi urdhrin e SPAK për të kontrolluar tregun e Suel Çelës. Ndërkohë që burime të besueshme nga SPAK njoftojnë se janë zbatuar të gjitha urdhrat e dhëna me vendim të GJKKO si dhe nuk ka patur urdhër për bizeset apo banesën e Suel Çelës.
Më tej mësohet se kontrolle u ushtruan në pasuritë e Nazif Bajramit, një biznesmen i njohur fushën e ndërtimit në Elbasan.
Kontrolle të tjera kjanë kryer dhe te Mariglen Çoku, administrator i ekipit të Futbollit të Elbasanit.
Burime për shqiptarja.com thonë se nga komunikimet në SkyECC janë zbuluar lidhjet e tyre me organizatën kriminale të Suel Çelës.
Bëhet fjalë për 4 banesa dhe një zyrë, ndërsa është kontrolluar edhe shtëpia e drejtorit të UKK Elbasan, Luan Tabaku.


