Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Agron Shehaj: Kursejmë 30 mln euro në vit me mbylljen e RTSH, i përgjigjet Lutfi Dervishi

    April 10, 2025
    Agron Shehaj: Kursejmë 30 mln euro në vit me mbylljen e RTSH, i përgjigjet Lutfi Dervishi

    TIRANË– Ditën e djeshme Agron Shehaj ka kërkuar mbylljen e Radio Televizionit Shqiptar, pasi sipas tij, paratë për financimin e televizionit publik janë para të shpenzuara kot.

    Ndër të tjera Shehaj thotë se me mbylljen e RTSH-së, do të kurseheshin 30 mln euro në vit.

    “Një televizion publik që nuk e shikon askush, nuk e ndjek askush, dhe nuk ka asnjë ndikim real,shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat tuaja. Vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Kështu i kursej unë Shqipërisë 1 miliard euro në vit, duke ndalur abuzimin, jo shërbimin;duke larguar parazitët, jo mësuesit e mjekët.”-shprehet ai.

    Përgjigjia e gazetarit Lutfi Dervishi:

    “Ideja që RTSH duhet mbyllur është po aq e vjetër sa disa programe të saj. Është refreni i zakonshëm i një shoqërie që, përballë çdo problemi, mendon me gërshërë: “Preje!”

    Por sfida e vërtetë nuk është ta mbyllësh, por ta kthesh në jetë. Jo në një jetë zombish televizivë që lexojnë teleprompterin, por në një media publike, që i përket… publikut.

    Sot më shumë se kurrë, ka nevojë për një ekran që nuk e mat suksesin me klikime, që nuk i shërben partive, por publikut, dhe që nuk e sheh shikuesin si konsumator memesH.

    Mbyllja është sport popullor, të gjithë e dinë si bëhet. Por ndërtimi i diçkaje që ngre nivelin kulturor e informues është një sport elitar; jo nga arroganca, por nga dëshira dhe etja për cilësi në një det meskiniteti e mediokriteti.

    E keqja është gjithmonë më e shpejtë, më me zë, më me ngjyra, më virale, madje edhe më interesante po të duash. Por nuk është arsye për t’i dorëzuar flamurin.

    Po, banaliteti është bërë luks, shitet kudo, pihet me pije energjike dhe vishet me fjalë anglisht. Por në një vend ku finesa duket si gabim drejtshkrimi, RTSH mund dhe ka potenciale të bëhet vendstrehimi i arsyes, dinjitetit dhe inteligjencës.

    Po, ka shumë pluhur mbi RTSH, por pluhuri nuk hiqet me buldozer. Duhet pastrim, vizion dhe mbi të gjitha: guxim për të mos i rënë shkurt.

    Sepse kur çdo gjë tjetër bërtet, si të marrët që kanë marrë kot, duhet dikush që të thotë diçka me mend. Dhe nëse kjo nuk vjen nga televizioni publik, atëherë nga kush e pret të vijë?

    Pra i duhet dhënë mundësi, aq më tepër në kohëra kur logjika duket se ka marrë lejen e zakonshme”, thotë Dervishi në reagimin e tij./Radar.al 

    Rama nga Kamza: Elisa është frymë, ku shkon ajo shkon fitorja

    “Miku im, Laert, HEROI tipik i kohës sonë”/ Viktor Zhusti: Përse “pe*ofilia”…

    “Roli i Trump më 11 Maj”/ Rama: Jam mik me Kushner, marrëveshja për Sazanin s’është finalizuar

    agron shehaj Lutfi Dervishi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.