RINAS– Situata e grevës në shtetin helen rrjedhimisht prek edhe vendin tonë. Raportohet se të gjitha fluturimet me Greqinë nga Tirana janë të anuluara këtë të mërkurë.
Bazuar në të dhënat e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës bëhet fjalë për 6 fluturime. Tre nga Tirana drejt Athinës dhe 3 nga kryeqyteti grek drejt Tiranës.
Aeroporti “Nënë Terza” ka bërë një deklaratë të rëndësishëm për pasagjerët, ku njofton anulimin e fluturimeve të planifikuara për ditën e sotme për shkak të situatës në aeroportin e Athinës.
“Këshillojmë pasagjerët të kontaktojnë kompaninë ajrore përkatëse për më shumë informacion mbi riorganizimin e udhëtimit dhe mundësitë e rimbursimit apo ri-programimit të biletave”, thuhet në deklaratën e aeroportit ndrëkombëtar të Tiranës./Radar.al
Të shtëna me a*më zjarri/ Plagoset një grua, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët


