Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjykata e Posaçme liron nga burgu Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

    Trump sulmon sërish NATO-n: Tigër prej letre, i refuzova kur ofruan ndihmë

    Mister në SHBA/ 10 shkencëtarë dhe zyrtarë bërthamorë të vdekur ose të zhdukur në tre vite

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nga shitëse rrobash në politikë. Julinda Dhame rrëfen sfidat e jetës

    April 7, 2025
    Nga shitëse rrobash në politikë. Julinda Dhame rrëfen sfidat e jetës

    Në një intervistë për Greta Tropjanën, kandidatja socialiste për deputete në qarkun e Tiranës, Julinda Dhame ka rrëfyer vështirësitë me të cilat e përballi jeta, që nga rritja e vetme e djalit të saj, deri tek puna në Bashkinë e Tiranës.

    Gjithashtu Dhame na zbulon se si kur ishte 18 vjeçe mendoi të largohej nga shtëpia për tu përballur me jetesën vetëm. Ndërsa kujton se puna e saj e parë ishte si shitëse e rrobave të përdorura.

    “Zgjodha inxhinierinë e mjedisit. Në atë kohë pata edhe një rebelizëm tjetër, pasi mbusha 18 vjeç dhe ika nga shtëpia. Mendoja se duhet të jetoja vetëm dhe këtë bëra. Ika nga shtëpia dhe fillova edhe të punoja edhe të bëja shkollën. Fakultetin e kam kaluar me punë dhe me shkollë. Puna ime e parë ka qenë te ish-ekspozita, aty ka qenë një fushë e madhe dhe kam shitur rroba të përdorura. Në fakt më vinte turp dhe vishesha si djalë me qëllimin që të mos më njihnin njerëzit, por qëllimi im ishte të mbaja veten dhe të bëja para”, tha Julinda.

    Më tej kandidatja socialiste rrëfeu se si kur mbaroi fakultetin u detyrua që të rikthehej sërish te familja e saj.

    Ndërsa në vitin 2000 kur kryeministri Edi Rama i cili asokohe ishte Ministër i Kulturës, filloi të punonte në këtë institucion, kjo falë ndihmës së miqve të saj të cilët i dhanë një mundësi.

    “Puna ime e parë ishte në Ministrinë e Kulturës të 2000 që ka qenë Edi Rama ministër Kulture. Jeta ime mori një tjetër rrjedhë. Në punë duhet të isha shumë gjatë dhe s’mund të kujdesesha dhe kështu duhet të rrija te mami. Kjo ka qenë një dorë që më është dhënë nga miqtë e mi për tu futur në Ministrinë e Kulturës. Është ajo dora që unë mundohem t’ja jap të gjithëve se ajo dorë më ka ndryshuar jetën. Ne ishim atëhere shumë të paqartë. O do ikja jashtë ose do rrija në Shqipëri. Kanë qenë këto mendime. Këtu të jetoje vetëm si femër ka qenë një sfidë shumë e madhe sepse nuk është si tani është qejf, por atëhere kishte ngacmime, jeta e pasigurt, ka pasur shumë probleme edhe unë e di shumë mirë çfarë kanë hequr vajzat në atë kohë. Mund të të kapte plumbi, të të merrnin të të çonin jashtë, të të përdhunonin. Ka pasur ngjarje të frikshme. 2000 meqë erdhi ajo dora që më duhej, ajo dora që më tërhoqi dhe më dha një siguri. Unë atë dorën sot e kësaj dite nuk e harroj kurrë. Më ka lidhur sërish jeta me atë dorë. Dhe unë e kam parim timin që gjithkujt duhet ti jepet një mundësi, një dorë për ti dhënë një mundësi. Unë ja them shpesh të gjithëve që kjo dorë të jepet njëherë në jetë ose dy herë, kështu që duhet ta mbash dhe ta shfrytëzosh për mirë ta nderosh veten dhe personin që të ka tërhequr”, tha ndër të tjera kandidatja për deputete për Partinë Socialiste në qarkun e Tiranës.

    Julinda Dhame kandidate per deputete ne Tirane PS sfidat e jetes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjykata e Posaçme liron nga burgu Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

    April 17, 2026

    Trump sulmon sërish NATO-n: Tigër prej letre, i refuzova kur ofruan ndihmë

    April 17, 2026

    Mister në SHBA/ 10 shkencëtarë dhe zyrtarë bërthamorë të vdekur ose të zhdukur në tre vite

    April 17, 2026

    Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Dy viktima dhe pesë të plagosur në segmentin Rrëshen-Milot

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.