Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Macron: Pas largimit nga Élysée në 2027 nuk do të merrem më me politikë

    Vendet më të pasura në botë për 2026, Norvegjia kryeson renditjen sipas indeksit të ri të mirëqenies

    Dorëheqje në Policinë e Shtetit, largohen drejtorët e Kukësit dhe Lezhës, Hita kërkon ndryshime të reja në qarqe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “16 grupe me rrezikshmëri të lartë”, SPAK zbulon qytetet ku qarkullon dro*a

    April 2, 2025
    Apartamente e llogari bankare/ SPAK sekuestron pasuritë e anëtarëve të një grupi kriminal

    Prokuroria e Posaçme ka publikuar sot raportin vjetor të punës së këtij institucioni për vitin 2024. Në raport SPAK ka bërë një përmbledhje të punës në lidhje me trafikun e drogës në vendin tonë por edhe të bandave shqiptare nëpër botë. Sipas raportit bandat shqiptare të trafikut të drogës janë aktive kryesisht në Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, si dhe në vende të tjera si Norvegjia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (MB).

    Kokaina kryesisht porositet në sasi të konsiderueshme në Bolivi, Meksikë, Peru, Ekuador, dhe Paraguai. Gjithashtu bandat kriminale shqiptare janë të përfshira në kontrabandën e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetikë, të cilat janë pjesë e tregjeve ndërkombëtare të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Më tej SPAK bën me dije se në vendin tonë ka identifikuar 16 grupe kriminale në vend me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Këto grupe janë aktive në qarqet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës.

    RAPORTI
    Trafiku i Drogës
    Grupet kriminale shqiptare vijojnë të jenë aktive dhe kryesisht në trafikun e kokainës dhe të kanabisit. Këto grupe janë aktive në disa shtetet të Bashkimit Evropian (BE), kryesisht në Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, si dhe në vende të tjera si Norvegjia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (MB). Këto gjetje përputhen edhe me gjetjet raporti të vitit 2024 i Europol. Siç kemi theksuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, grupet kriminale shqiptare kanë arritur tashmë të sigurojnë blerjen e kokainës në vendet e prodhimit të tyre në Amerikën Latine.

    Kokaina kryesisht porositet në sasi të konsiderueshme në Bolivi, Meksikë, Peru, Ekuador, dhe Paraguai. Shtetas shqiptarë, anëtarë të grupeve kriminale shqiptare, me banim në Brazil, Paraguai, Ekuador dhe Surinam, në disa raste në role drejtuese të grupit kriminal ose në disa raste në role dytësore (kryesisht koordinuese) ndjekin të gjithë procesin e transferimit të ngarkesës nga vendi i origjinës deri në destinacion.

    Këto dërgesa kalojnë në BE dhe Ballkanin Perëndimor kryesisht nëpër porteve hyrëse të Gioia Tauro (Itali), Roterdam (Holandë), Antëerp (Belgjikë), Algeciras (Spanjë), Pire (Greqi), si dhe nëpërmjet porteve të Durrësit (Shqipëri) dhe Tivarit (Mal i Zi). Shumë prej eksponentëve kryesorë të këtyre grupeve janë vendosur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Megjithëse në një shkallë më të ulët, grupet kriminale shqiptare janë gjithashtu të përfshira në kontrabandën e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetikë, të cilat janë pjesë e tregjeve ndërkombëtare të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

    Grupet Kriminale me rrezikshmëri të lartë
    Sipas vlerësimit të brendshëm të SPAK, janë identifikuar rreth 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilat janë të mbështetur në lidhje familjare dhe miqësore dhe janë të përfshirë edhe në tregjet ndërkombëtare kriminale, kryesisht në trafikun e kokainës. Këto grupe janë aktive në qarqet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës.

    SPAK ka arritur të provojë me sukses 10 prej këtyre grupeve kriminale me aktivitete kriminale në disa qytete të vendit si Tiranë (3); Durrës (2); Elbasan (2); Shkodër (1), Lezhë (1) dhe Kukës (1). Nga veçoritë dalluese të këtyre grupeve kriminale është struktura e tyre hierarkike, ndarja e roleve, përfshirja në anëtarësinë e tyre të përfaqësuesve të gjyqësorit, prokurorisë, policisë së shtetit, medias dhe botës akademike. Disa tipare të tjera të veçorive të këtyre grupeve janë përdorimi i komunikimeve të koduara si ECC dhe pastrimi i parave nëpërmjet kriptovalutave.

    Komunikimi i koduar “ECC”
    Administrimi i të dhënave nga ECC, i kombinuar edhe me prova të tjera, ka mundësuar identifikimin e të paktën 9 prej këtyre grupeve kriminale. Analiza e thelluar e komunikimeve të dekriptuara, mundëson jo vetëm identifikimin e aktivitete kriminale dhe të modus operandi, por edhe për të kuptuar më mirë mënyrat e veprimit, lidhjet me grupet e tjera kriminale brenda dhe jashtë vendit dhe për të analizuar mënyrën e lëvizjes së drogës dhe format e qarkullimit të parave.

    Ky proces është realizuar nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Europol dhe agjenci të tjera ligj zbatuese të cilat kanë ofruar të dhënat e dekriptuara, duke siguruar përputhshmëri me standardet ligjore për provueshmërinë e provave në gjykatë. Edhe jurisprudenca shqiptare ka mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me vlefshmërinë e këtyre provave sikurse ato të gjykatave të larta të shteteve anëtare të BE-së.

    Grupet kriminale raporti spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Macron: Pas largimit nga Élysée në 2027 nuk do të merrem më me politikë

    April 23, 2026

    Vendet më të pasura në botë për 2026, Norvegjia kryeson renditjen sipas indeksit të ri të mirëqenies

    April 23, 2026

    Dorëheqje në Policinë e Shtetit, largohen drejtorët e Kukësit dhe Lezhës, Hita kërkon ndryshime të reja në qarqe

    April 23, 2026

    SHBA, Departamenti i Drejtësisë hap hetim për publikimin e dosjeve Epstein

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.