Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Importet mbysin prodhimin vendas, birra e huaj zuri 62% të tregut me 2024

    April 2, 2025
    Importet mbysin prodhimin vendas, birra e huaj zuri 62% të tregut me 2024

    TIRANË- Rritja e konsumit të birrës për shkak të fluksit të lartë të turistëve të huaj vitet e fundit në vend që të ndihmojë prodhimin vendas ka nxitur importet. Të dhënat zyrtare nga doganat tregojnë se gjatë vitit 2024 u konsumuan 95 mijë tonë birrë, ku rreth 59 mijë tone ose 62% e totalit ishte import. Pesha e importeve të birrës në tregun vendas ka ardhur në rritje te ndjeshme vitet e fundit.

    Më 2021 birra e importit zuri vetëm 55.5% të konsumit, ndërsa para pandemisë ky raport ishte edhe më i ulët. Në vitin 2027 birra e importit zyri 50 për qind të tregut. Birra e importit e konkurroi birrën vendase për shkak të kostove më të lira të prodhimit. Burimet nga tregu pohuan se gjatë vitit të kaluar për secilin operator prodhimi ra nga 8 deri 10% krahasuar me 2023.

    Nga 1 janari 2023 kompanitë shqiptarë po paguajnë dyfishin e akcizës së birrës. Ndryshimi i akcizës rriti edhe 22% kostot e prodhuesve, që prej kohësh vuanin shtimin e kostove nga shtrenjtimi i lëndës së parë të birrës malto, materialeve ambalazhuese dhe rritja e rrogave të punonjësve.

    Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

    Nga mospërballimi i kostove për gati 3 muaj në 2023, disa fabrika mbyllën përkohësisht prodhimin. Ndërsa në fund të 2024-s fabrika e birrës Stela e themeluar që në vitin 1994, për shkak të humbjeve financiare dhe vështirësive për të mbuluar kostot operacionale pas rritjes së akcizës, u shit te kompania e importit të pijeve “Eurolab Internacional Grup”.

    Prezenca e lartë e birrave të huaja po shtohet nga viti në vit, pasi çmimet e shitjes së birrës së importit janë më të lira sesa prodhimi vendas. Në supermarkete çmimi për kanoçe birrë vendase varion nga 95 deri 100 lekë kundrejt 79 deri 89 lekë për kanoçe që shitet birra e importit. Për shkak të kostove të larta, veçanërisht nga rritja e akcizës e kemi të pamundur të konkurrojmë në çmime.

    Me nisjen e sezonit turistik nuk pritet të këtë rritje të ndjeshme të kërkesës, pasi prodhuesit vendas nuk janë në gjendje të përballojnë konkurrueshmërinë në çmime nga kostot e larta të akcizës. Rritja e konusmit për shkak të turzimit në shumë artikuj ushqimorë në vend që të nxisë prodhimin ka rritur importet, duke bërë që një pjesë e madhe e të ardhurave nga turizimi të rikthehen jashtë për blerjen e mallrave./Monitor

    birra e huaj Importet Importet mbysin prodhimin vendas
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.