Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për vendosjen e trupave në Ukrainë

    April 2, 2025

    UKRAINË- Udhëheqësit ushtarakë perëndimorë do të diskutojnë për dislokimin e mundshëm të trupave në Ukrainë, të cilat do të monitoronin një armëpushim të mundshëm në konfliktin me Rusinë, dhe do të ishin pjesë e strukturës së re të sigurisë në vend, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në videoadresimin e tij të përnatshëm, të martën.

    “Kjo është pika jonë fillestare: ushtria ukrainase duhet të jetë mjaftueshëm e fortë, dhe mbi këtë bazë duhet të ndërtohet e tërë arkitektura e sigurisë”, është shprehur Zelensky më 1 prill.

    “Brenda pak ditësh – të premten [më 4 prill] – do të mbahet një takim me përfaqësues të shteteve partnere, do të jenë përfaqësues ushtarakë”, ka pohuar presidenti ukrainas.

    Zelensky u takua të martën, në Kiev, me ministren e Jashtme në largim të Gjermanisë, Annalena Baerbock, dhe tha se “një rreth i ngushtë vendesh” është i gatshëm të dërgojë kontingjente.

    Udhëheqësi i Ukrainës tha, po ashtu, në një konferencë të përbashkët për media me Baerbockun, se po pret për përgjigje “më konkrete” nga aleatët rreth gatishmërisë së tyre për të marrë pjesë në dërgimin e trupave.

    Franca dhe Britania e Madhe kanë shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa, si pjesë e një të ashtuquajturi koalicion të vullnetit, për të monitoruar një armëpushim të mundshëm. Por, Rusia ka kundërshtuar ashpër çfarëdo dislokimi të trupave të huaja në Ukrainë. Në videoadresimin e tij, Zelensky tha, gjithashtu, se Ukraina tashmë ka ndarë me partnerët e saj amerikanë “të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me shkeljet e Rusisë në sektorin e energjisë”. Ai shtoi se më 1 prill ka pasur sulme në Herson, përfshirë nga një dron rus, i cili, sipas tij, ka goditur një objekt dhe pajisje energjetike “krejtësisht me qëllim”, duke lënë pjesë të qytetit pa rrymë.

    “Ne ngulmojmë që çdo shkelje e tillë duhet të dokumentohet, dhe kërkojmë të marrim një përgjigje nga partnerët tanë”, tha Zelensky.

    “Janë pikërisht këto detaje të vogla që ndikojnë në vonesat e mëdha të Rusisë në procesin diplomatik”, shtoi ai.

    Zelensky iu referua një marrëveshjeje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë për të mos i sulmuar objektet energjetike të njëra-tjetrës. Marrëveshja u njoftua nga Shtëpia e Bardhë, më 25 mars, bashkë me një armëpushim për lejimin e lundrimit në Detin e Zi.

    Kievi tha se marrëveshja për objektet energjetike do të hynte në fuqi menjëherë. Moska, në anën tjetër, pohoi se ajo do të zbatohej vetëm pas heqjes së pjesshme të sanksioneve ndaj kompanive dhe bankave ruse, të përfshira në tregtinë ndërkombëtare ushqimore.

    Gjermania dha, gjatë vizitës së Baerbockut, një zotim për ndarjen e 130 milionë eurove shtesë në formën e ndihmave humanitare dhe të fondeve për stabilizim. Pakoja do të çojë vlerën e përgjithshme të ndihmave gjermane, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në 7 miliardë euro, tha Zelensky. Ai falënderoi Gjermaninë për garancitë se mbështetja e saj për Ukrainën mbetet e parashikueshme dhe sistematike. Stabiliteti i mbështetjes është një prej faktorëve kyç në mbrojtjen kundër agresionit rus, tha Zelensky.

    “Janë ndërprerjet e furnizimeve, mosmarrëveshjet ndërmjet partnerëve, dhe të gjitha shenjat e paqëndrueshmërisë, tek të cilat po llogarit shumë [presidenti rus, Vladimir] Putin”, deklaroi Zelensky. Trupat ruse kryen një sulm masiv me dronë në Harkiv, në natën e 1 prillit. Prefekti Ihor Terekhov tha se 13 dronë Shahed goditën qytetin, me ç’rast u plagosën katër persona.

    “Pasojat përfshinë djegien e dy ndërtesave industriale, dhe dëmtimin e më shumë se dhjetë shtëpive private”, tha Terekhov. Një sulm i mëhershëm rus, më 1 prill, në rajonin e Zaporizhjës, goditi infrastrukturën civile, duke vrarë një person, bëri të ditur guvernatori rajonal, Ivan Fedorov./REL

    Emmanuel Macron Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    April 30, 2026

    Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

    April 30, 2026

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    April 30, 2026

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.