Ditën e sotme është tensionuar akoma më shumë situata mes Laert Vasilit dhe Gerta Gixharit.
Në një video e cila po bën xhiron e rrjetit aktori vërehet teksa i merr me forcë pjatën gazetares, edhe pse kjo e fundit e kundërshton.
Gerta dëgjohet duke i thënë Laertit se nuk e ka mbaruar ende ushqimin, por ai insiston ta marrë, me justifikimin se do të lajë enët.
Ndërkohë që mban pjatën dhe Laerti ecën drejt lavamanit duke debatuar me Gertën, një pjesë e ushqimit bie në tokë.
Ky veprim është pasuar me reagime të ashpra nga ndjekësit e BBVA4.
Të shumtë ishin personat që e kanë cilësuar sjellen e Laertit si agresive dhe të papërshtatshme për një format të tillë.
oh trust nëse kjo pamje nuk nxirret n’prime nesër……#bbvipal4 #bbvipal
pic.twitter.com/fUqpTpnSVN— marc (@muneshmemprit) March 31, 2025


