TIRANË– “Ferma VIP 2” ka startuar mbrëmjen e së hënës, ku ndryshe nga një vit më parë, ky Reality Shoë moderohet nga Luana Vjollca.
Gjatë spektaklit janë prezantuar njëri pas tjetrit 16-të fermerët e parë të këtij edicioni, të cilët për 90 ditë me radhë do të garojnë me njëri-tjetrin në “Ferma Vip 2” për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pa harruar edhe surprizat që mund të vijnë gjatë rrugës.
Gjithashtu përveç Luanës që këtë vit është në vendin e Fjoralba Ponarit që prezantoi një vit më parë edhe dy opinionistët e rinj janë Kastro Zizon (Klevis Bega) dhe Zhakun (Inida Gjata Kreuz), të cilët do të zëvendësojnë Enkel Demin dhe Sonila Meçon.
Gjithashtu edhe Albano Bogdo, nga një fermer në edicionin e kaluar, këtë edicion të “Ferma Vip 2” do të jetë në rolin e kryeplakut, duke zëvendësuar Bes Kallakun.
16 FERMERËT E PARË:
1. Erand Sojli – Aktor
2. Ron Zaiti – Muzikant
3. Albi Lushi – Poet
4. Alba Pollozhani – Ish-konkurrente e “Për’Puthen”
5. Big Basta (Gerald Xhari) – Muzikant
6. Silvana Bushati – Sipërmarrëse
7. Elinara Shehu – Këngëtare
8. Big Mama (Besjana Kasami) – Këngëtare
9. Anduel Kovaçi – Këngëtar
10. Ylli Dreshaj – Model
11. Keisi Meshau – Miss Shqipëria
12. Andrea – TikTok-er
13. Lim Hoti – Reper
14. Nur Al Kahzali – Influencere
15. Ester Alushi – Aktore
16. Frederik Ndoci – Këngëtar./Radar.al
Sara dhe Besi bye bye! Ledri Vula në një romancë me Xhensilën
Pranuan hapur lidhjen/ Ndahet çifti homos*ksual, Mario dhe Krisi?


