MIANMAR– Tërmeti i rëndë në Mianmar ka vrarë mbi 1000 persona. Ndërkohë që qindra banesa janë shkatërruar raportohet se me mijëra banorë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë.
Pjesa më e madhe e viktimave janë në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, zona më afër epiqendrës së tërmetit.
Në Bangkok të Tajlandës, operacionet e kërkimit janë duke vazhduar pasi një ndërtesë e papërfunduar u shemb. Rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 6 të tjerë humbën jetën, sipas zyrtarëve të qeverisë lokale./Radar.al
11 Maji/ Rama “zbarkon” në Greqi, sot takim në Kretë, nesër në Athinë
“Arbana Team”/ Moderatorja më e dashur e shqiptarëve rikthehet në ekran!


