Pesë punonjës policie kanë kryer veprimtari të paligjshme në këmbim të një shume të majme parash.
Dyshohet se këto shtetas kanë kryer veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore për këto vepra penale procedimi, nga ana e gjykatës u kërkua marrja e masave të sigurimit personal ndaj shtetasve E. H., A.T., Xh. S., E. K., dhe N. Xh.
Vendimi i Gjykatës
Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe caktoi masat e sigurimit për shtetasit me detyrë punonjës policie si më poshtë:
- Caktimin ndaj shtetasit nën hetim E.H, masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.
- Caktimin ndaj shtetasit A.T masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.
- Caktimin ndaj shtetasit Xh.S, masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.
- Caktimin ndaj shtetasit E.K, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
- Caktimin ndaj shtetasit N.Xh, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po vijojnë hetime në dinamikë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet plotësisht e fokusuar në luftën kundër veprave penale që lidhen me detyrën e funksionarve publike që abuzojnë me detyrën.


