Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ I akuzuar për tentativë rrëmbimi të dy të miturave, 25-vjeçari shqiptar provokon familjarët në sallën e gjyqit

    Shqipëria i bashkohet nismës “Best Tourism Villages 2026” të Organizatës Botërore të Turizmit

    Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, ligji zbatohet njësoj për të gjithë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    E zhdukur prej 2 marsit. E mitura: Jam me djalin që dua, mos më kërkoni

    March 28, 2025
    E zhdukur prej 2 marsit. E mitura: Jam me djalin që dua, mos më kërkoni

    Thuajse pas një muja nga dita kur humbi gjurmë, adoleshentja nga Korça, V.H. e cila u kërkua para pak ditësh në emisionin “Pa Gjurmë” mësohet se është gjetur së fundmi.

    Në një lidhje telefonike me moderatoren, 15-vjeçarja tregoi arsyet e largimit nga shtëpia.

    Ajo bën me dije se ndodhet me të dashurin por nuk tregoi një vendndodhje të saj.

    Gjatë telefonatës më tej vajza zbulon se pas vdekjes së babait kishte patur konflikte të shpeshta me të vëllanë, Serxhio Hoxhën.

    Kështu ajo pretendon se ishte detyruar që të merrte këtë vendim për t’u larguar pa lënë asnjë gjurmë.

    Odeta Dume: V… përshëndetje!

    V.H: Përshëndetje si je ti?

    Odeta Dume: Po çfarëa ka ndodhur, pse ke ikur kështu nga shtëpia dhe i ke bërë merak të gjithë?

    V.H: Si erdhi vdekja e babait tim, unë e kisha pikë të dobët dhe vëllai më largonte. Dita-ditës më thoshte: “Ti nuk ke shtëpi këtu”. Ndaj unë e detyrova djalin që kam sot që të më merrte se nuk kisha ku të jetoja.

    Odeta Dume: Ju keni bërë konflikte, debate me njëri-tjetrin?

    V.H: Po, unë dita-ditës futesha gjithmonë në stres, e shqetësoja veten time me këto fjalë.

    Odeta Dume: Por ti aktualisht në çfarë vendi ndodhesh?

    V.H: Vendin s’mundem që ta tregoj!

    Odeta Dume: Nëse ti je me një person që të do, përse ke frikë të tregosh vendin ku je?

    V.H: Po se janë hapur probleme, janë bërë më të mëdha. I hap probleme edhe djalit që kam në krah. E dua shumë se më ka përkrahur në atë moment që s’kisha përkrahje prej asnjë njeriu. Në qoftë se shkoj në shtëpinë time dhe takoj vëllanë, a mbyllen këto muhabete?

    Odeta Dume: Po sigurisht V… Ma jep fjalën që do shkosh tek vellai?

    V.H: Ta jap fjalën si nënën time!

    Gjithashtu gjatë bisedës foli edhe partneri i adoleshentes, i cili kërkoi që të tërhiqej denoncimi i bërë nga i vëllai në mënyrë që ai t’i kthente të motrën në shtëpi.

    Odeta Dume: Përshëndetje!

    Partneri i 15-vjeçares: Përshëndetje!

    Odeta Dume: Unë nuk dua të të tremb, por thjesht fakti që kjo vajzë që ti mban në shtëpi kërkohet nga policia, edhe ti punët nuk i ke fort mirë.

    Partneri i 15-vjeçares: Në qoftë se unë shkoj në polici e di që do jem brenda. Edhe brenda të shkoj për këtë vajzë, unë prapë nuk e lë. Se unë përderisa e mora, nuk e kam marrë ta lë rrugëve, por e kam marrë për shtëpi. Në qoftë se vëllai e tërheq denoncimin, do ta çoj në shtëpi.

    Odeta Dume: Zoteri … ke marrë një 15-vjeçare dhe dënohesh për këtë gjë. Është një vëlla që e ka motrën e humbur dhe ti e ke për detyrë të shkosh tek dera, t’i trokasësh edhe t’ja dorëzosh motrën. Dhe motra të flasë me vëllanë e më pas të vendosni se çfare do bëni. Por jo ti të vesh kusht: “Hiq denoncimin”.

    V.H rezultonte e zhdukur që prej datës 2 mars të këtij viti. Ajo ishte larguar nga shtëpia pas vdekjes së babait ndërsa kishte braktisur edhe bashkëshortin e saj, me të cilin ishte martuar në një moshë të vogël, 13 vjeçe.

    e mitura e zhdukur prej 2 marsit jam me te dashurin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ I akuzuar për tentativë rrëmbimi të dy të miturave, 25-vjeçari shqiptar provokon familjarët në sallën e gjyqit

    July 21, 2026

    Shqipëria i bashkohet nismës “Best Tourism Villages 2026” të Organizatës Botërore të Turizmit

    July 21, 2026

    Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, ligji zbatohet njësoj për të gjithë

    July 21, 2026

    Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë, dëme të shumta materiale

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.