Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Donald Trump rrit doganën për automjetet

    March 27, 2025
    Shkallëzim i ri: Trump rrit doganën për automjetet
    Presidenti amerikan Donald Trump

    SHBA-Presidenti Trump e bën realitet kërcënimin e tij: SHBA në të ardhmen do të vendosë një tarifë shtesë prej 25 për qind për të gjitha automjetet që nuk janë prodhuar në SHBA.

    “Ky është fillimi i ditës së çlirimit të Amerikës”, deklaroi Donald Trump. Për një kohë të gjatë, vende të tjera kanë abuzuar me SHBA si kuti kursimesh dhe e kanë vjedhur, por kjo tanimë ka marrë fund, tha presidenti amerikan. Në të ardhmen, një tarifë shtesëprej 25 për qind do të zbatohet për të gjitha makinat e importuara – pavarësisht se ku prodhohen në botë ato. “Ato hyjnë në fuqi më 2 prill dhe nga data 3 e tutje do të merren paratë”, deklaroi Trump. Presidenti amerikan siguroi, se këto tarifa nuk janë më të negociueshme, por “të përhershme”.

    Trump premton, se tarifat shtesë jo vetëm që do të gjenerojnë miliarda dollarë të ardhura shtesë për SHBA-në – para të mjaftueshme për të ulur taksat dhe për të shlyer malin e borxhit, sipas tij. Edhe industria vendase e automjeteve do të bëhet sërish e madhe, sepse për të shmangur tarifat, prodhuesit e makinave në të ardhmen do të prodhojnë tërësisht në SHBA, beson Trump. “Kjo është shumë emocionuese. Dhe do të çojë në ndërtimin e fabrikave të reja të makinave. Shifra siç nuk i kemi parë kurrë. Edhe për sa i përket vendeve të punës”, tha Trump. Por ai gjithashtu pranon: “E gjitha do të marrë pak kohë.”

    Nga tarifat shtesë do të preket edhe SHBA
    Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se llogaria e Trump mund të mos funksionojë. Sipas tyre çmimet e makinave për konsumatorët amerikanë fillimisht do të rriten masivisht. Edhe për markat amerikane. Pasi edhe automjetet amerikane gjithashtu përbëhen kryesisht nga komponentë që janë ndërtuar në Meksikë ose Kanada. Në qytetin e makinave të Detroitit, biznesi i shitjeve u shpreh me frikë, se konsumatorët do të shtyjnë blerjen e tyre të ardhshme të makinës. “Ajo që na shqetëson është se makinat tashmë kushtojnë mesatarisht 49,000 dollarë – pothuajse si kurrë më parë”, citon Glenn Stevens, portali i ARD, “tagesschau”. Ai është kreu i MichAuto, shoqata e industrisë së automobilëve në Michigan. “Edhe rritjet e vogla të çmimeve mund të ndikojnë në kërkesë. Dhe kjo gjithashtu ka një ndikim në zinxhirët e furnizimit, kostot e prodhimit dhe ndoshta edhe kostot e vendeve të punës.”

    Vendosja e tarifave të automjeteve shihet si një përshkallëzim i mëtejshëm nga partnerët e SHBA. Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, për shembull, flet për një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vendit të tij – dhe kërcënon me kundërtarifa. Presidentja e Komisionit të BE-së,  Ursula von der Leyen shpreh keqardhje për vendimin e Trump dhe dëshiron të vazhdojë të punojë për një zgjidhje të negociuar./DW

    presidenti Trump SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.