TIRANË– Goli i parë i shënuar nga Shqipëria ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare” nuk ishte rastësi. Kristjan Asllani dhe Rei Manaj shkëmbyen një bisedë të shkurtër përpara sesa të ekzekutonin goditjen e dënimit dhe nga gjestet e bëra, duket se mesfushori i Interit i bëri shenjë me dorë që të sulmonte shtyllën e parë.
Kështu ndodhi. Asllani e krosoi topin aty dhe Manaj përfitoi në ajër, duke ndëshkuar kundërshtarët./PanoramaSPORT


