Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    11 Maji/ Mbi 250 mijë fletë do të prodhohen për votimin nga jashtë

    March 24, 2025

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

    Nga përpunimi i të dhënave në Platformën Elektronike të Regjistrimit, rezulton se numri i zgjedhësve të regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë është 245 808. Referuar nenit 97, pika 4 të Kodit Zgjedhor, sasia e fletëve të votimit është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke i shtuar 2 për qind. Ndaj, sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për votimin nga jashtë është 250 724 fletë votimi në total.

    KSHZ vendosi caktimin e Vendit të Numërimit të Votave nga Jashtë në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës “Feti Borova”.

    U caktuan partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e propozimit të 1 anëtari, Partia Demokratike të 2 anëtarëve dhe Partia Socialdemokrate të 1 anëtari.

    Në seancën e sotme, Komisioneri vendosi kryerjen e verifikimit të thelluar për 16 kandidatë për deputet në zgjedhjet për Kuvend:

    Z. Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Vlorë;
    Z. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare”, Qarku Vlorë;
    Z. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”, Qarku Shkodër;
    Z. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik” Qarku Elbasan;
    Z. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Lëvizja Bashkë, Qarku, Kukës;
    Zj. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;
    Z. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;
    Z. Entela Skënder Sula, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, qarku Tiranë;
    Z. Erjon Ismail Selmani, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë;
    Z. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, Qarku Fier;
    Z. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, Qarku Shkodër;
    Z. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Dibër;
    Z. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” Qarku Vlorë;
    Z. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” Qarku Lezhë;
    Z. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Socialdemokrate” Qarku Shkodër;
    Z. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Korçë;

    11 maji Celibashi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve KQZ zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    June 15, 2026

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    June 15, 2026

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    June 15, 2026

    I dënuar me burgim të përjetshëm për vr*sje, arrestohet në Belgjikë “Gert Gjenerali”

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.