Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Synimi ynë është mbyllja përfundimtare e ‘Ligjit të Luftës’ me Greqinë brenda vitit

    Të shtëna me armë në Laç, qëllohet një automjet, autorë dyshohet një familje

    Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë drejtuesi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Sot u jepet lamtumira e fundit 59 vi*timave nga zjarri në Koçan

    March 20, 2025

    Maqedonia e Veriut do t’i varrosë sot trupat e të vdekurve nga zjarri tragjik në qytetin lindor, Kocan, fundjavën e kaluar.

    Të paktën 59 njerëz vdiqën dhe 155 të tjerë u lënduan si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan, në orët e hershme të 16 marsit.

    Trupat e të vdekurve do të varrosen në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë Koçanin, Shtipin, Shkupin, Strumicën dhe fshatin Obleshevë.

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut urdhëroi institucionet shtetërore dhe këshilloi qeveritë lokale dhe punëdhënësit e sektorit privat t’i lirojnë të gjithë të punësuarit në territorin e Koçanit nga detyrat e punës për ditën e varrimit.

    Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KMK-OA), kryepeshkopi Stefan, ka bërë thirrje për unitet dhe lutje pas tragjedisë së tmerrshme në Koçan.

    Qeveria maqedonase ka shpallur shtatë ditë zie për këtë tragjedi, ku shumica e viktimave ishin të rinj.

    Autoritetet kanë premtuar hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe kanë arrestuar 23 dyshuar deri tani, 11 prej të cilëve ndodhen në paraburgim.

    Autoritetet kanë zbuluar se klubi operonte në mënyrë të paligjshme, nuk kishte dokumente të vlefshme për punë, nuk dispononte leje për përdorimin e piroteknikës dhe nuk kishte nënshkruar kontratë me grupin muzikor.

    Ndër shkeljet e konstatuara është edhe lejimi i të miturve në klub.

    Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa bendi ADN po përformonte.

    Ndërkohë, të gjithë të lënduarit në zjarrin e Koçanit po mjekohen në vend dhe në qendrat e specializuara mjekësore jashtë vendit.

    Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi të mërkurën se 64 pacientë janë duke u mjekuar në institucionet publike shëndetësore në vend, dhe janë në gjendje relativisht të qëndrueshme, ndërsa 13 të tjerë janë duke u mjekuar në objektet shëndetësore private dhe 101 pacientë po mjekohen jashtë vendit./REL

    Koçan Maqedoni e Veriut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Synimi ynë është mbyllja përfundimtare e ‘Ligjit të Luftës’ me Greqinë brenda vitit

    April 22, 2026

    Të shtëna me armë në Laç, qëllohet një automjet, autorë dyshohet një familje

    April 22, 2026

    Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë drejtuesi

    April 22, 2026

    Aksident në Velipojë-Shkodër, tre të plagosura jashtë rrezikut për jetën

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.