Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U kapën gjatë operacionit “Shpirti”, shpallen fajtorë dy të akuzuarit për trafik dro*e

    March 19, 2025
    GJKKO dënon Ish-gjyqtarin me 3 vite e 4 muaj burg

    Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 10 vite burg në total dy persona, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti” dhe që akuzohen për trafik droge.

    Bëhet fjalë për shtetasit Jovan Memaj dhe Bernard Tahiraj, mbi të cilët rëndojnë disa vepra penale.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Jovan Memaj dhe Bernard Tahiraj”.
    Gjykimi i kësaj ҫështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Matilda Llangozi, Taulant Banushi dhe Besjana Gerxanaj, me vendimin Nr. 27, datë 19.03.2025 vendosi:
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 284/1,28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

    Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

    Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jovan Memaj për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 287/1, gërma “b”, të Kodit Penal për shkak se nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet.

    Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve të dhëna, i pandehuri Jovan Memaj dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

    Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe në përfundim dënimin e të pandehurit Jovan Memaj me 8 (tetë) vite burgim.

    Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryhet në burgun e sigurisë së lartë.

    Pushimin e akuzës ndaj të pandehurit Bernard Tahiraj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal.

    Deklarimin fajtor të të pandehurit Bernard Tahiraj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

    Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe në përfundim dënimin e të pandehurit Bernard Tahiraj me 2 (dy) vite burgim.

    Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në Burg” për efekt të këtij procedimi penal dhe do të kryhet në burgun e sigurisë së lartë.

    Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në mënyrë solidare.
    Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi.

    Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

    Gjykata e Posaçme trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.