Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Vendimi/ Jo më shumë se 4, “Tifozët Kuq e Zi” s’mund të marrin bileta të grupuara

    March 19, 2025

    Një vendim që bie ndesh me interesin e tifozëve të flaktë të Kombëtares.

    Nga 21 marsi i ndeshjes së parë të Shqipërisë në këto eliminatore të Kampionatit Botëror përballë Anglisë në Wembley fillon edhe makthi i biletave, jo aq shumë për në transfertë se sa për ato të ndeshjeve që zhvillohen në Tiranë.

    Kuqezinjtë pas ndeshjes me Anglinë do të luajnë në “Arenën kombëtare”, përballë Andorrës, për të cilën vërtet ka ende bileta në shitje, por interesimi është shumë i madh.

    “Ne kemi tashmë fatin që tifozët nuk vijnë më të shohin ekipin kundërshtar, e kemi kaluar atë fazë, tifozët vijnë për të parë ekipin tonë kombëtare për të mbështetur lojtarët tonë, por edhe për ta jetuar stadiumin si një eksperiencë”, shprehet Aldi Topçiu, drejtor ekzekutiv FSHF.

    Por me sa duket interesimi masiv, ka lënë të pakënaqur tifozët tradicional të kombëtare sonë, si grupimi ‘Tifozët Kuq e Zi’ apo të tjerë, të cilët në këtë ndeshje janë lënë pa bileta të grupuara, pasi është vendosur që kushdo mund të aplikojë vetëm për 4 bileta duke huazuar sistemin që përdor UEFA për aktivitetet e saj.

    “Ne e kemi ndërprerë mënyrën e shpërndarjes së biletave me sasi të mëdha për grupe tifozësh sepse besojmë që kjo krijon një padrejtësi në shpërndarjen e stadiumit. Me këtë mënyrë krijohen kushte për më shumë njerëz që të vijnë në stadium dhe i jepet kjo e drejtë për të aksesuar biletën më shumë njerëzve”, shton Topçiu.

    Megjithatë ky vendim ju ka sjellë debat me një aleat të madh të dikurshëm të stadiumeve si TKZ-ja.

    “FSHF vlerëson pamasë kontributin jo vetëm të tifozëve kuq e zi por për të gjithë tifozët që kanë ardhur të mbështesin ekipin kombëtarë nga Europa në Tiranë, Elbasan Shkodër, apo anasjelltas ka vetëm respekt”, thotë më tej drejtori ekzekutiv i FSHF.

    Duke qenë se jemi tek tifozët dhe kombëtarja, a do të luhet me tifozë vendas ndeshja Shqipëri-Serbi?

    “Ajo që unë mund t’ju siguroj është se ndeshja e qershorit do të jetë ‘sold out’, pra i gjithë stadiumi i ezauruar. Të gjithë do të jenë tay për t’u sjellë si mikpritës të mirë si shqiptarë të denjë”, u përgjigj ai.

    Pra arena kombëtare do të jetë e hapur për tifozët shqiptarë në atë ndeshje?

    “Po po! Nuk ka dyshim”, përfundoi ai.

    bileta Kombetarja ndeshjet Shqiperia stadium Tifozët Kuq e Zi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.