Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë e dyshuar dhe gurë të çmuar

    Nju Xhersi, SHBA/ Ministri Nufi pritet nga Komandantja e Gardës Kombëtare: 25 vite partneritet, kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura

    Blegtoria kryeson aplikimet për subvencione, mbi 21 mijë fermerë kërkojnë mbështetje nga skema kombëtare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Ismajli rrezikon Anglinë, balotazh “Uzuni-Manaj” në sulm

    March 19, 2025
    Ismajli rrezikon Anglinë, balotazh “Uzuni-Manaj” në sulm. Si pritet të luajë Shqipëria në Uembli

    Nëse mund të ëndërrojmë për një rezultat pozitiv në Uembli, qoftë këtu edhe një pikë, padyshim që duhet një mbrojtje solide për të përballuar forcat dhe sulmet e shumta të Anglisë.

    Por, problemet, me sa duket kanë nisur herët për Silvinjon, sepse në seancën e djeshme, “Panorama Sport” mëson se Ardian Ismajli ka shfaqur probleme dhe ka lënë përgjysmë seancën. Mbrojtësi po projektohej si titullar së bashku me Gjimshitin, por pas disa minutash lojë mes njëri-tjetrit, 28-vjeçari ka hequr jelekun e stërvitjes dhe është shtrirë jashtë fushe duke u konsultuar me doktorin e përfaqësueses shqiptare, Xhanluka Stesina. Ismajli duket se ndjente probleme muskulare dhe ende nuk është gati 100 përqind nga lëndimi që ka pësuar javë më parë. Ai ka munguar në disa ndeshje të Empolit dhe ka vijuar me terapi për rikuperimin e plotë. Në dyshim serioz prezenca e tij nga minuta e parë në ndeshjen kundër Anglisë.

    Në seancën e djeshme stërvitore, Marash Kumbulla ishte i vetmi lojtar i cili nuk u stërvit me grupin. Mbrojtësi punoi biçikletë dhe ushtrime të lehta në palestër dhe mesa duket ka pasur një ngarkesë muskulare dhe nuk është rrezikuar. Ai pritet të bashkohet me grupin në seancën e sotme stërvitore, e cila do të jetë e fundit në Tiranë, pasi mbasdite ekipi do të fluturojë për në Londër, dy ditë përpara ndeshjes.

    FORMACIONI- Pas ushtrimeve të lehta dhe atyre koordinative, Silvinjo u mundua që të provonte diçka në lidhje me titullarët që do të zbresin në fushë ditën e premte. Në vendin e Ismajlit, gjatë lojërave u vendos Ajeti, i cili do të jetë në balotazh me Marash Kumbullën për një vend në formacion, gjithmonë nëse Ismajli nuk ia del. Ndërkohë, Gjimshiti dhe Balliu janë të konfirmuar. Krahu i majtë pritet t’i besohet Alijit. Trajneri do të vijojë me skemën e njëjtë, ku përfshihen katër mbrojtës dhe jo më shumë. Në mesfushë do të jenë Ramadani, Asllani dhe Laçi. Gjithashtu, edhe krahët e sulmit do të formohen nga Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, dyshe e cila ka “pronotuar” këto pozicione. Ndërkaq, një dilemë e madhe është për majën e sulmit. Gazeta mëson se Silvinjo duhet të zgjedhë një mes Rei Manajt dhe Myrto Uzunit. Ky i fundit është disi më i avantazhuar, për shkak të shpejtësisë, e cila mund të shërbejë kundër anglezëve. Megjithatë, të dy janë në balotazh dhe është braziliani ai që do të vendosë ditën e ndeshjes. Në portë pritet ta nisë Tomas Strakosha./PanoramaSport

    Kjo deklaratë e Ledionit zbulon fituesin e BBV4?

     

    Ardian Ismajli balotazh “Uzuni-Manaj” Silvinjo Uembli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë e dyshuar dhe gurë të çmuar

    June 10, 2026

    Nju Xhersi, SHBA/ Ministri Nufi pritet nga Komandantja e Gardës Kombëtare: 25 vite partneritet, kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura

    June 10, 2026

    Blegtoria kryeson aplikimet për subvencione, mbi 21 mijë fermerë kërkojnë mbështetje nga skema kombëtare

    June 10, 2026

    Maji 2026, muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planet

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.