KOSOVË– Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në ceremoninë mortore të atdhetarit Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Homazhet në nder të Haxhi Thaçit u mbajtën në Palestrën “Ilaz Kodra”, Skënderaj. Gjithashtu sëbashku me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, të pranishëm në ceremoninë mortore të Haxhi Thaçit ishin edhe bashkëshortja e kryeministrit, zonja Linda Rama, ministri Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi.
Spiropali mbajti një fjalim në ceremoninë mortore të Haxhi Thaçit.
Ajo vlerësoi për kontributet që ai i ka dhënë shoqerisë, Spiropali tha se Haxhi Thacci ishte shembulli, se si një njeri i thjesht mund të bëhet një atdhetar i madh!
“Shumë i nderuar dhe shumë i dashur Hashim që na mungon në këtë përcjellje të babait tënd, sepse padrejtësitë politike dhe kombëtare të burgosjes tënde, e luftëtarëve të tjerë iu shtua edhe një padrejtësi morale. Të dashur familjarë, e të afërm të atdhetarit Haxhi Thaçi, të dashur motra dhe vëllezër. Haxhi Thaçi është shembulli se si një njeri i thjesht mund të bëhet një atdhetar i madh, kjo është e mundur kur urtësia, njerzillëku, ndershmëria, lidhjet e forta me njerëzit dhe përkushtimi i përditshmërisë i një burri që duket i zakonshëm, shumëfishohet dhe ndriçojnë përkushtimin dhe sakrifict për atdheun, për kombin dhe për njerëzit. Haxhi Thaçi ishte më shumë se kaq…”-u shpreh Spiropali./Radar.al


