Adrien Rabio nuk është më lojtar i Juventusit.
Lajmi është publikuar nga klubi bardhezi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Aventura e francezit përfundoi pas pesë sezonesh.
Pas bashkimit për herë të parë në vitin 2019, mesfushori rezultoi fitues I një Scudetto, dy Kupave të Italisë dhe një Superkupe të Italisë.
Sezonin e kaluar arriti në 200 paraqitje me fanellën bardhezi, duke u bërë francezi i pestë në historinë e klubit që e bën këtë.
Në total, Rabio bëri 212 paraqitje me Juventusin .


