MAQEDONI E VERIUT– Ka nisur protesta në Koçan të Maqedonisë së Veriut, një tubim ky që vjen një ditë pas tragjedisë ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën mbi 150 të tjerë nga zjarri në diskotekë.
Nga pamjet shihet që qytetarët me pankarta në duar ku shkruhet “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”, kanë nisur protestën e paralajmëruar.
Sipas mediave vendase bëhet e ditur se në këtë protestë po kërkohet edhe dorëheqje kolektive të të gjithë bartësve të institucioneve./Radar.al
Ngjarja tragjike/ Kryetari i Komunës së Koçanit jep dorëheqje


