TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas zgjedhjes së Joan Pelushit si kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë.’-shkruan Rama./Radar.al


