PRISHTINË– Mbrëmjen e së dielës është ndarë nga jeta, Haxhi Thaçi, i ati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët e të ndjerit, konkretisht nga djali i ish-presidentit.
Djali i Thaçit përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se gjyshi i tij ka ndërruar jetë në spital, pak ditë pasi takoi ish-presidentin Thaçi.
“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin! Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen! Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme! Prehu në paqe, bac!”-ka shkruar ai, krahas një fotoje me gjyshin e tij./Radar.al



