Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    Britania e Madhe ndalon duhanin për brezin e ri: Ligji historik synon një “gjeneratë pa cigare”

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tentoi të hidhej në Bunë me fëmijët/ Flet e ëma: Më dërgoi mesazh që ishte tek ura e Bunës, prej 9 vitesh është në proces divorci

    July 18, 2024
    Tentoi të hidhej në Bunë me fëmijët/ Flet e ëma: Më dërgoi mesazh që ishte tek ura e Bunës, prej 9 vitesh është në proces divorci

    SHKODËR-  “Vajza më dërgoi një mesazh që ishte tek ura e Bunës.“-kështu është shprehur nëna e 27-vjeçares.

    Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka njoftuar policinë duke arritur ta gjejnë në një lulishte përpara se të kryente aktin e rëndë.

    Sipas nënës së 27-vjeçares, dhëndri i saj pak muaj më parë i ka drejtuar armën vajzës së saj duke e kërcënuar për shkak të një lidhje të dytë me një tjetër grua dhe se ka dhunuar fëmijët e vegjël duke disponuar edhe një foto.

    Ajo kërkon që dhëndri të ndalohet nga policia sepse është ai shkaktari i gjithë kësaj situate. Po ashtu i bën apel shtetit që ta ndihmojnë vajzën e saj për t’i gjetur një shtëpi për ta strehuar sepse është me katër fëmijë të vegjël duke u divorcuar.

    Më tej ajo ka thënë se vajza është në proces divorci prej 9 vitesh.

     FJALA E NËNËS SË 27-VJEÇARES:

    Vajza kishte ardhur tek shtëpia jonë për shkak të problemeve që bashkëshorti i ka sjellë për 9 vite me radhë. Ne e kemi mbështetur gjithmonë vajzën dhe do vazhdojmë ta mbështesim pavarësisht situatës së vështirë. Po bënim një diskutim me vajzën sepse donte të bënte një aplikim në e-albania tek bashkia Shkodër për strehim por më tha se nuk kam lekë. I thashë t’i japë unë. Në diskutim e sipër mori fëmijët dhe doli jashtë. Këtë gjë e ka bërë disa herë. Pas pak kohësh na dërgoi një audio mesazh dhe tha se jam te ura e Bunës. Në atë moment njoftuan policinë, erdhën menjëherë dhe arritëm ta gjejmë. Nuk arrita të flas me vajzën sepse nuk na lejoi policia. Më pas në komisariat i ka dhënë dorën, i putha fëmijët dhe i dhashë 20 mijë lekë të vjetër sepse aq kisha. Më kanë thënë se është në një qendër por nuk e di se ku, nuk kam komunikuar ende me vajzën. Vajza ka ikur nga shtëpia sepse bashkëshorti i saj kishte një lidhje të dytë me një grua tjetër edhe ajo me katër fëmijë. E ka kërcënuar disa herë vajzën time dhe e ka lënë të vetme me 4 fëmijë duke i thënë dil nga shtëpia. Madje e ka kërcënuar edhe me armë para disa muajsh. Vajza e ka denoncuar por nuk është marrë asnjë masë. Bashkëshorti ka dhunuar fëmijët dhe ka ushtruar edhe dhunë psikologjike ndaj vajzës time. Kjo histori vijon prej vitesh. Vajza ka qenë edhe në një qendër strehimi në Tiranë dhe ka patur urdhër mbrojtje por bashkëshorti i saj ka shkuar atje edhe pse nuk lejohej dhe ka takuar fëmijët. Madje ajo qendra tre ditë përpara se të dilte sepse 6 muaj ishte afati ia ka mbushur mendjen vajzës që të ribashkohet me bashkëshortin. Më përpara donin ta nxirrnin nga aty duke i thënë që shih e gjej një punë e shtëpi në një kohë që ajo është me katër fëmijë dhe nuk ka si të punojë. Shteti është në dijeni të gjithë kësaj historie por gjithë këto vite nuk kanë bërë asgjë. Ne duam që bashkëshorti i saj të ndalohet nga policia për gjitha ato që i ka bërë vajzës gjithë këto vite. I ka drejtuar armën, e ka kërcënuar, ka dhunuar fëmijët, e ka dhunuar psikologjikisht vajzën dhe gjithë kohën vetëm me mashtrime e probleme pa dashur t’ja dijë as për vajzën as për familjen. Nuk e kuptoj pse është ende i lirë me gjithë çfarë ka bërë. Ne jemi në kushte të vështira ekonomike. Burri im është me një kemp, unë mundohem të punoj dhe herë më paguajnë herë jo. Kërkoj që shteti të vendos dorën në zemër dha ta ndihmojë vajzën timë dhe katër fëmijët e saj të mitur. Kërkoj që t’i gjendet një shtëpi për strehim sepse ne e kemi të pamundur dhe po ashtu sa munden ta ndihmojnë. Ajo është me katër fëmijë dhe duhet që t’i përgjigjet, nuk ka se si të punojë. I kërkojmë shtetit që të reagojë ndaj gjithë kësaj situate dhe të gjendet një zgjidhje për vajzën time dhe fëmijët.

    27-vjeçarja tentoi te hidhej ne lum me 4 te mitur 9 vite në proces divorci flet e ëma e 27-vjecares
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    April 21, 2026

    Britania e Madhe ndalon duhanin për brezin e ri: Ligji historik synon një “gjeneratë pa cigare”

    April 21, 2026

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    April 21, 2026

    “Jeta ikën shpejt”, Rama sjell mesazhin e Aleksandrit të Madh për jetën dhe vdekjen

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.