Ditën e sotme Rozana dhe Gjesti janë vënë re teksa bisedojnë rreth rrugëtimit të tyre në spektaklin e “Big Brotherit”.
Gjatë bisedës mes tyre Rozana ngriti një pyetje: A ka mundësi të sjellin Eglin sot?
Gjesti u përgjigj shkurt: S’e di.
Ndërsa më tej ai shton se nëse Egli do të futej në shtëpi, do të prishte sfidën e mosreagimeve.
“Jo, nëse e sjellin, e prish, menjëherë. S’ma ndien, le të ulet çmimi e krejt. Jo, s’më intereson kjo punë. Menjëherë e prish, i flas, muhabet, llaf sa të mundem” u shpreh Gjesti.
Rozana e pyeti: Të ka marrë malli?
“Po, qysh jo. E mendoj”, pranoi Gjesti, duke treguar kështu se e ka ndjerë mungesën e saj në shtëpi.
Egli vendosi që të linte pas krahëve “romancën” e përjetuar me Gjestin por ky i fundit mesa duket po pendphet për sjelljet e tij karshi-ish banores.
A ekziston një mundësi e dytë mes dyshes në fjalë?
Se çfarë do të ndodhë kjo mbete për t’u parë sonte në prime-n e radhës./ Radar.al


