Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për çerekfinalet e Ligës së Kombeve kundër Holandës, e cila do të luhet në datën 20 në Roterdam dhe në datën 23 në Valencia.
Ai nuk ka ftuar mesfushorin e Barcelonës, Gavi ndërsa ka shtuar në listë mbrojtësin e Real Madridit, Asencio.
Ky i fundit ka bërë paraqitje të mira me madrilenët në Champions dhe kampionat duke fituar besimin e trajnerit të kombëtares spanjolle./PanoramaSPORT



