Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Grabitje si në filma në Itali! Banka merret peng me 25 persona brenda, autorët zhduken në mënyrë misterioze

    Shpërdorim detyre pas sherrit me thika në Bulqizë, AMP pezullon dy policë të Dibrës

    Sherr mes të rinjve në Lezhë, Policia në ndjekje të autorëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ish-missi shqiptar. Zbulohet e dashura e Safet Bajrit (DETAJE)

    March 13, 2025
    Ish-missi shqiptar. Zbulohet e dashura e Safet Bajrit (DETAJE)

    Eria Ago mësohet se është e dashura e Safet Bajrit e cila u arrestua së fundmi.

    Ajo akuzohet se ka gisht në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, në afërsi të banesës së tij.

    Sipas akuzave të SPAK Ago akuzohet për përkrahjen e  autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt ndërsa akutalisht raportohet se ndodhet në burgun e grave në Pogradec.

    Emri i saj  nuk mbetet i panjohur për togat e zeza.

    Kjo edhe pse prej kohësh ishte kthyer në një “biznesmene” dhe kishte hapur një butik rrobash në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën Myslim Shyri.

    Gjtihastu ajo është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.

    Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar.

    Një nga protagonitet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago.

    Në përgjime, Ago kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.

    Biseda e përgjuar nga prokuroria:

    Zogu: Hiç,do takoj një shok se nuk e kisha takuar ka kohë

    Anjeza: Po do kemi ndonjë gocë, për naj sfilatë më thuaj, 1 ose 2, kemi një rast shumë të mirë, po “E” (përmend emrin e një vajze) i the ti?

    Zogu: Jo nuk e kam ba hala muhabetin, ka qenë shumë e hallakatur, as nuk e kam takuar

    Anjeza: Ça bëhet mo?

    Zogu: Asgjo, të zakonshmet. Tërhiqe mos e këput

    Anjeza: Po si të gjithë

    Zogu: Si të gjithë, çfarë do bëjmë?

    Anjeza: Ti s’more hala dhuratën e ditëlindjes. Ti je rehat komplet, do më kujtosh se ta kam nda parfumin

    Zogu: E di, po po.

    Anjeza: Po më shif noj p…,s’ka ndoj p…

    Zogu: Se di ça të them shpirti jote, aman ku ti gjej

    Anjeza:Po për qef o shpirt, si do njeri për hall

    Zogu:E di e di, por çfarë të them unë, këto janë.

    “Duke ju përshendetur të gjithëve që jeni duke lexuar këtë status dhe më gjërë. Dua të ndaj me ju një deklarate të fortë për sa i përket titujve të sotshëm në portale, në kronikën rozë dhe në shumë faqe të medha në rrjete sociale. Nuk do duhej në këto komente të tejzgjatemi në reflektim, por të mos besojmë në atë çfarë është shkruar sot mbi emrin tim, qellimit për të hedhur balte mbi figuren time publike dhe mbi moralin tim tashmë është një objektiv i deshtuar për ata gazetare apo menaxhues portalesh. Shpifja e tyre duke besuar ne ndërgjegjen tuaj dhe në pafajësinë time më bënë të ndihem mirë në këto momente. Nuk dua të shfaqem si njeri që dua të mohoj të vërtetën, por si një vajzë që vjen nga një familje e lartë dhe me plot moral, unë nuk kam pasur kurr nevoje të mbeshtetem tek një partner, si pasoje e nevojës ekonomike, sepse puna ime e palodhshme dhe kontributi i familjes time më bënë që unë të kem atë çfarë dua. Dua të theksoj që nuk mohoj njohjen me Hermesin, sepse ai ka nje lidhje miqsore me mua dhe familjen time, por vetem kaq. Duke ju përshëndetur dhe duke besuar serisht që ju keni besim në ndërgjegjen dhe në figuren time dua ta mbyll me një shprehje: Çdo moment fjalët tona janë gënjeshtra dhe vetëm veprimi ynë është e vërteta!,”-shkruante ajo.

    Pas kësaj ngjarje, emri i Eria Agos u zhduk nga mediat dhe vëmendja e publikut, por la pas një sërë intervistash kur e paraqiste veten si balerinë, më pas si modele në shume sfilata mode, gjithashtu dhe figurante nëpër klipe të ndryshme muzikore. Madje kishte përfaqësuar edhe Shqipërinë në “Miss Tourism Queen 2013”. Në një nga intervistat që kishte dhënë atë kohë fliste dhe për dashurinë.

    Marrë nga Zëri

     

    e dashura e Safet Bajrit Eria Ago ish missi shqiptar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Grabitje si në filma në Itali! Banka merret peng me 25 persona brenda, autorët zhduken në mënyrë misterioze

    April 16, 2026

    Shpërdorim detyre pas sherrit me thika në Bulqizë, AMP pezullon dy policë të Dibrës

    April 16, 2026

    Sherr mes të rinjve në Lezhë, Policia në ndjekje të autorëve

    April 16, 2026

    Me 73 vota pro, Kuvendi zgjedh Denar Bibën në krye të Autoritetit të Konkurrencës

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.