TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme përmes komunikimit të përhershëm në rubrikën “SY m’SY” me komentuesit ka ironizuar opozitën pas zyrtarizimit të listave për kandidatë për deputet për zgjedhjet e 11 majit.
Ai është shprehur se sot është zgjuar i mërzitur për shkak se Kujtim Gjuzi dhe Dashnor Sula janë lënë jashtë listave.
“Jam i mërzitur se kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur dhe nga ana tjetër në det të hapur kishin lënë edhe një gjel deti të Peqinit. Por për Kujtimin u mërzita shumë sepse është përfaqësuesi më dinjitoz i Shqipërisë madhështore.”–u shpreh Rama.
Kujtojmë që deputeti i PD-së Dashnor Sula u la jashtë listave të Partisë Demokratike në Elbasan, duke e detyruar atë të largohet dhe t’i bashkohet koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Sipas listës së depozituar në KQZ./Radar.al


