Pas katër muajsh detyrë mësohet se drejtori i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Ilir Ajdini, është shkarkuar nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.
Ky vendim u mor si rezultat i një situate të rënduar në shërbimin veterinar shtetëror, ku ditët e fundit është raportuar se vendi po përballet me gripin e shpendëve.
Kujtojmë e rasti i funditi i regjistruar përkon me fermën e kompanisë “Rea’s”, e cila është vendosur në karantinë.
69 mijë krerë shpendë të fermës Rea’s do të asgjësohen për të penguar përhapjen e gripit të shpendëve në kapanonet e tjera. Rastet me gripin e shpendëve u raportuan në fillim të 2025, ku u identifikuan 5 vatra të përhapjes së sëmundjes me influencë Aviare, në Gjirokastër, Nartë, Zall Herr, Paskuqan dhe në Lagunën e Karavastës.
Ajdini thuhet se do të zëvenedësohet nga Sulejman Kullolli, i cili do të jetë i komanduar.
Urdhri Veterinar ka propozuar një listë emrash profesionistësh për këtë post, e cila i është dorëzuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Dr. Kullolli është një veteriner me një karrierë të gjatë dhe përvojë të gjerë në sektorin veterinar.


