TIRANË– Në orët e fudit në një operacion të SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe AMP, janë lëshuar 10 masa sigurie.
Mes personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arrest është edhe kandidati për kryetar Bashkie në Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023 nën siglën e PD, Erdit Hazizaj.
Kujtojmë se Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj. Emri i Hazizaj dhe i efektivëve të tjerë mësohet se ka dalë në Sky Ecc. Erdit Hazizaj humbi në zgjedhjet e vitit 2023 në Roskovec përballë kandidates Majlinda Bufi./Radar.al


