Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Asnjë hezitim”/ Donald Trump urdhëron goditjen e anijeve iraniane në Ngushtica e Hormuzit

    Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zelenskyy takohet me Starmer, të dielën e pret Mbreti Charles

    March 1, 2025
    Zelensky takohet me Starmer, të dielën e pret Mbreti Charles

    BRITANI E MADHE– Presidenti Volodymyr Zelenskyy u prit të shtunën nga Kryeministri britanik Keir Starmer dhe do të takohet me Mbretin Charles të dielën, një shfaqje mbështetjeje për udhëheqësin ukrainas, pas përplasjes me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të premten.

    Udhëheqësit evropianë pritet të mblidhen në një takim të nivelit të lartë në Londër të dielën, ku do të diskutohet mbi një plan paqeje për Ukrainën.

    Në një takim jo të zakontë në Zyrën Ovale, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi se mund të tërheqë mbështetjen për Ukrainën, tre vjet pas sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia dhe pasi Kryeministri Starmer dhe Presidenti Macron zhvilluan takime që u dukën të suksesshme me Presidentin Trump, për ta bindur atë që të vazhdonte mbështetjen për Kievin.

    Kryeministri Starmer zhvilloi biseda telefonike me Presidentët Trump dhe Zelenskyy të premten ndërsa shprehu “mbështetjen e tij të palëkundur” për Ukrainën, duke iu bashkuara deklaratave të ngjashme të mbështetjes për Presidentin Zelenskyy nga udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët u zotuan të qëndrojnë përkrah Ukrainës.

    Një zëdhënës i Presidencës ukrainase, tha se zoti Zelenksyy do të takohej të dielën me Mbretin Charles

    Ndërkohë, Presidenca franceze njoftoi se udhëheqësi Emmanuel Macron zhvilloi të shtunën biseda telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe Presidentin amerikan Donald Trump, Kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa dhe shefin e NATO-s Mark Rutte.

    Diskutimet ishin pjesë e përgatitjeve për një takimin të udhëheqësve evropianë të dielën në Londër, si dhe një takimit të posaçëm të Bashkimit Evropian më 6 mars, thuhej në njoftimin e presidencës./VOA

    mbreti Charles Presidenti Volodymyr Zelenskyy Zelenskyy takohet me Starmer
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Asnjë hezitim”/ Donald Trump urdhëron goditjen e anijeve iraniane në Ngushtica e Hormuzit

    April 23, 2026

    Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    April 23, 2026

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    April 23, 2026

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.