TIRANË – Deputeti demjokrat, Tomor Alizoti, ka komentuar procesin e primareve që po mbahet këtë të shtunë.
Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Kjo javë” në Neës 24, Alizoti u shpreh se procesi i primareve po ecën me një fluks të madh votuesish dhe mund të zgjasë edhe pas orës 18:00.
“Ka një fluks të madh votuesish në primare. Procesi mund të zgjasë edhe më tepër se ora 18:00. Gara në parti sjell energji për PD-në. Çdo kandidat mund të tregojë sesa vlen brenda Partisë Demokratike. Demokratët zgjedhin vetë njeriun që duan të kenë në parlament. Në anën tjetër, tek PS, lideri vetëm dashurohet. Njeriu që votohet në Primare, merr valencë tjetër. Unë nuk e prisja që primaret do kishin kaq shumë sukses. Në Elbasan, pjesëmarrja ka qenë e madhe. Zgjedhjet e brendshme në parti po mbahen si në perëndim.”-shprehet Tomor Alizoti./Radar.al


