Reshjet e shiut që kanë rënë mbrëmjen e të enjtes kanë krijuar probleme në aksin rrugor Kuç-Qeparo.
Sipas raportimeve nga terreni, për shkak të lagështisë, një sasi gurësh ka renë nga mali duke bllokuar këtë aks rrugor më shumë se një orë mbrëmë.
Sherri në pub/ Detajet nga gjyqi i dy shqiptarëve për sulmin e egër
Është dashur ndërhyrja e mjeteve të bashkisë së Himarës si dhe zjarrfikësit për largimin e gurëve nga rruga, e cila u bë e kalueshme.
Ndërkohë që një patrullë policie qëndron e stacionuar në këtë aks rrugor në gatishmëri pasi reshjet e shiut vijojnë.
‘Bëra gabim fatal’- Loredana: Hëngra kos dele, por jam ‘team lopa’


