Ditën e sotme Paulin Preka, 20-vjeç, mbeti i vrarë me armë zjarri në fshatin Guci e re.
Ngjarja e rëndë raportua rreth orës 15:00 kur trupi i pajetë i të riut u gjet nga xhaxhai i tij, në oborrin e shtëpisë ku Preka jetonte i vetëm.
Dyshimet janë të mëdha se ai mund të jetë vrarë më herët dhe u zbulua në orët e drekës, kur xhaxhai i tij shkoi në banesë për të parë se çfarë po ndodhte me nipin, pasi ky i fundit nuk po i përgjigjej në cellular.
Pasi i moshuari gjeti nipin e tij pa shenja jete ai ka njoftuar menjëherë policinë.
Gjatë dëshmisë paraprake Prekë Preka dekalroi se nuk ka dijeni nëse nipi ka patur ndonjë konflikt.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërsa bëhet me dije se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


