Ditën e sotme mësohet se Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës, i cili kërkoi lirinë nga arresti në burg, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit për kreun e PL-së dhe ish-presidentin.
Masa u rrëzua edhe për Monika Kryemadhi, e cila kishte depozituar rekurs me argumentin se masa “detyrim paraqitjeje” është e paligjshme.
Kujtojmë se Meta mbahet i arrestuar prej 21 tetorit 2024.
Së fundmi ish-presidenti kërkoi një masë më të butë sigurie, ku një ndër argumentet e theksuara në rekurs, lidhet më qenien e tij drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.


