Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi tha se ajo që ndodhi me rektorin e Universitetit Bujqësor është e paprecedentë dhe në shkelje të hapur të ligjit dhe kushtetutës.
Bardhi ironizoi socialistët duke i thënë se “edhe Safet Bajri ka bërë një kërkesë që të dëgjohet në grupin parlamentar të PS”.
“Një rektor kërkoi strehim në grupin parlamentar për të justifikuar një aferë të rëndë.
Ky akt i paprecedent ndodh në një kohë kur rektori nuk ka kërkuar të sqarojë atë organ, por kërkon të rrëfehet në grupin parlamentar të PS në shkelje të kushtetutës dhe ligjit.
Kjo na krijon bindjen e plotë se ajo që po ndodh në Universitetin Bujqësor është një injorim i ligjit.
Ju nuk mund të bëheni strehë e cdo të korruptuari për të zhvilluar seanca dëgjimorë.
Më thonë që ka ardhur në grupin tuaj nga Safet Bajri për të dëgjuar, edhe ai është i intimiduar”, tha


