Kapërcimi i murit rrethues të shtëpisë së BBV, duket se ishte një plan i mirëmenduar i Gjestit për të marrë një zarf të zi, pasi ai e dinte mirë se ku do binte.
Rrezikimi qe tha dje erdhi sot. rrezikim sepse ose do e mbajne ose do perjashtohet. #bbvipal4 #bbvipal pic.twitter.com/VcEFJVFf3x
— itsAmarildo (@AmaBossss) February 26, 2025
Kjo vërtetohet se banorët i dinë rregullat në kontratën e nënshkruar para se të futen në BBV. Ajo që e vërteton është edhe reagimi i Egla Cenos, fituesja e edicionit të tretë të BBV e cila tha se të njëjtën gjë ka dashur të bëjë edhe ajo vitin e kaluar.
Por një video që qarkullon tani tregon se Gjesti e ka paralajmëruar se do bëjë dicka të rrezikshme.
Në një bisedë me Eglin, ai dje është shprehur: “Kam me e bë një rrezikim”.
Në atë moment, kamera në transmetim është hequr nga Gjesti dhe Egli për t’u zhvendosur në pjesë tjera të shtëpisë.
A është ky një sinjal i një gjendjeje të rënduar psikologjike të banorit, apo ai po luan?
Në një diskutim me Gertën, është Amber ajo që thotë se Gjesti e ka bërë këtë veprim vetëm për të marrë zarfin e zi, dhe me asnjë qëllim tjetër.
Ju si mendoni?
View this post on Instagram


