Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim me tritol në Laç

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mbyllen hetimet. SPAK dërgon për gjykim Bardh Spahinë

    February 26, 2025
    "Kundërshtoi rikthimin në punë të zyrtarit"/ Mbyllen hetimet. SPAK dërgon për gjykim Bardh Spahinë

    Ditën e sotme SPAK bëri me dije se përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia.

    Referuar njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve paraprake, mësohet se dërgoi për gjykim, më 24.02.2025, procedimin penal nr.139 viti 2024, në ngarkim të pandehurit: B.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, sipas nenit 320 të Kodit Penal.

    Prej analizës së akteve dhe provave të administruara gjatë hetimeve të kryera, rezulton e provuar se i pandehuri, B.S., në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër, njëkohësisht edhe Kryetar i Bashkisë, Shkodër ka marrë vendimet nr.16 dhe nr.17, dt.18.07.2022 për të liruar nga detyra shtetasin M.M., në funksionin e administratorit të Ujësjellës Kanalizimeve dhe duke emëruar në këtë detyrë shtetasin, A. B.

    Këto vendime janë ankimuar nga shtetasi M.M., në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila me vendimin nr. 16 (2984), dt. 19.07.2022 ka vendosur: “Pranimin e kërkesës, sigurimin e padisë duke vendosur pezullimin e vendimit nr.16 datë 18.07.2022, vendimit nr. 17 datë 18.07.2022 të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizime, Shkodër deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata të vendimit që do të zgjidhë çështjen civile të regjistruar mbi bazën e kërkesë padisë”.

    Nga ana e të pandehurit B.S., duke qenë në dijeni të vendimit nr.16 (2984), dt. 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë, pavarësisht faktit se ka patur një vendim gjyqësor të qartë dhe të ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershëm për Asamblenë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër për pezullimin e vendimeve nr.16 dhe nr.17, dt. 18.07.2022, me të cilat ishte shkarkuar shtetasi, M.M., dhe emëruar A.B., (si rrjedhojë nga Gjykata është urdhëruar rivendosja në detyrë e shtetasit M.M., deri në përfundim të procesit gjyqësor), nga ana e tij, është anashkaluar ky urdhërim gjyqësor duke nxjerrë shtatë (7) ditë më vonë, në dt.25.07.2022, tre vendime të tjera me nr.18, nr.19, nr.20, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra shtetasin, M.M., dhe ka emëruar A.B si administrator, veprime këto të kryera me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr. 16 (2984), datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

    Në thelb rezulton se vendimet nr.18, 19 dhe 20 të dt.25.7.2022 të kenë të njëjtën vendimarrje (si vendimet nr.16 dhe 17 dt.18.7.2022), me të njëjtin objekt, por me numër dhe datë të ndryshme, përmes të cilëve, i pandehuri ka anashkaluar urdhërimet e vendimit nr.16 (2984) datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë.

    Mosrespektimi i vendimit gjyqësor që përbën titull ekzekutiv cënon në thelb shtetin e së drejtës dhe shkakton pasiguri juridike. Organet/nëpunësit publikë, të cilëve, një vendim gjyqësor iu drejtohet me urdhërime, duhet vetëm ta zbatojnë dhe jo të bëjnë interpretime apo diskutime ligjore nëse është i mbështetur ose jo në ligj.

    Kundërshtoi rikthimin në punë të zyrtarit mbyllen hetimet SPAK dërgon për gjykim Bardh Spahinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim me tritol në Laç

    June 4, 2026

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    June 4, 2026

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

    June 4, 2026

    Igli Tare thirret në SPAK

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.