Sali Berisha deklaroi këtë të martë se Bashkia Tiranë po zhduk prova shkresore dhe dokumente.
“Stop djegies së dokumenteve! Stop, zhdukjes së tyre dhe zbrazies me shpejtësi të arkivane të dikastereve”, ka thënë Berisha.
Pas deklaratës së Berishës, ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, ku hedh poshtë akuzat dhe thekson se është një procedurë rutinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë.
“Bashkia e Tiranës po kryen një proces rutinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtetë”, thuhet në reagimin e bashkisë.


