Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bomba e merkatos/ Milan arrin marrëveshjen me PSG-në për Ramos, transferimi kalon 50 milionë euro

    “Magjistari” ganez bën parashikimin e bujshëm: Portugalia e Ronaldos do të fitojë Kupën e Botës

    Pas katër vitesh pezullim, FIFA rikthen Rusinë në një turne zyrtar me ekipin U-15

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ndodh edhe kjo! “Associated Press” humb përballjen me Shtëpinë e Bardhë për arsyen befasuese

    February 25, 2025

    Një gjykatës federal të hënën hodhi poshtë kërkesën e agjencisë së lajmeve “Associated Press”, që gazetarëve të saj t’u lejohet menjëherë qasja e plotë, pasi Shtëpia e Bardhë i ndaloi ata për shkak të vazhdimit të përdorimit të emërtimit gjeografik ‘Gjiri i Meksikës’ në vend të ‘Gjiri i Amerikës’.

    Gjykatësi i Qarkut Trevor McFadden, i emëruar nga zoti Trump, refuzoi kërkesën e agjencisë ‘AP’ për një vendim të përkohshëm për t’i lejuar gazetarët e saj në Zyrën Ovale, në avionin presidencial ‘Air Force One’, kur udhëton presidenti, si dhe në aktivitete të tjera që mbahen në Shtëpinë e Bardhë.

    Gjykatësi McFadden tha se kufizimi i qasjes së gazetarëve në “mjedise të caktuara, më private” që shfrytëzohen nga president, është i ndryshëm nga rastet e tjera në të cilat gjykatat kanë kundërshtuar përpjekjet e zyrtarëve qeveritarë për t’u mohuar qasjen gazetarëve.

    “Nuk mund të them që AP-ja ishte e suksesshme në argumentimin e ankesës së saj”, tha gjykatësi McFadden gjatë seancës dëgjimore.

    Gjykatësi caktoi një afat të përshpejtuar për një vendim përfundimtar lidhur me këtë rast. Zoti McFadden tha se duket që Shtëpia e Bardhë e diskriminoi agjencinë ‘AP’ për shkak të politikave të saj redaktuese.

    “Kjo duket si një çështje më problematike”, tha gjykatësi.

    Pas vendimit, Shtëpia e Bardhë tha përmes një kumtese se “t’i bësh pyetje Presidentit të Shteteve të Bashkuara në Zyrën Ovale dhe në ‘Air Force One’ është një privilegj që u jepet gazetarëve, jo një e drejtë ligjore”.

    Një zëdhënës i AP-së tha se agjencia e lajmeve “do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e shtypit dhe të publikut për t’u shprehur lirshëm pa hakmarrjen e qeverisë”.

    AP-ja ngriti padi ndaj tre këshilltarëve të Presidentit Trump të premten, duke argumentuar se vendimi për të bllokuar qasjen e gazetarëve të saj nga disa vende të caktuara, shkel mbrojtjen që ofron Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara ndaj kufizimit të fjalës nga qeveria përmes përpjekjeve të saj për të diktuar gjuhën që gazetarët përdorin për të raportuar rreth lajmeve.

    “Kushtetuta ndalon presidentin e Shteteve të Bashkuara, apo çdo zyrtar tjetër qeveritar, që të detyrojnë gazetarët, ose këdo tjetër, për të përdorur fjalorin zyrtar qeveritar për lajmet që raportojnë”, tha avokati i AP-së, Charles Tobin, gjatë seancës dëgjimore në gjykatë.

    Avokatët e administratës së Presidentit Trump argumentuan se agjencia ‘AP’ nuk ka të drejtë kushtetuese për atë që ata e cilësojnë si “qasje të posaçme të mediave tek presidenti”.

    “Kushtetuta nuk u jep atyre të drejtë të kenë qasje pa kufi”, deklaroi Brian Hudak, avokat i Departamentit të Drejtësisë, që mbron zyrtarët e Presidentit Trump në këtë proces gjyqësor.

    Aktpadia është bërë ndaj tre zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë: shefes së kabinetit, Susan Wiles, zëvendës shefit të kabinetit Taylor Budowich dhe zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Zëdhënësja Leavitt tha javën e kaluar se “ndihemi që kemi të drejtë”, ndërkohë që Wiles dhe Budowich nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.

    Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv muajin e kaluar përmes të cilit udhëzoi Departamentin për Çështje të Brendshme ta ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.

    Agjencia “Associated Press” njoftoi në janar se do të vazhdojë të përdorë emrin me të cilin është njohur prej kohësh Gjiri në raportimin e vet, ndërkohë që do t’i referohet përpjekjeve të zotit Trump për ta ndryshuar atë.

    Si reagim ndaj kësaj, Shtëpia e Bardhë u ndaloi qasjen gazetarëve të AP-së. Ndalesa i pengon gazetarët e saj për ta parë dhe dëgjuar Presidentin Trump dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë gjatë veprimeve që ata bëjnë dhe që meritojnë të raportohen, apo për t’u mbuluar në kohë reale zhvillimet.

    Përmes një shkrese që i është bashkëngjitur dosjes ligjore, Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë përkrahu AP-në duke thënë se ndalimi “do të zbehë dhe shtrembërojë mbulimin e presidentit duke dëmtuar publikun”. Agjencia e lajmeve Reuters po ashtu lëshoi një deklaratë me të cilën mbështet ‘AP’.

    VOA

    donald trump gjiri i amerikes gjiri i meksikes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bomba e merkatos/ Milan arrin marrëveshjen me PSG-në për Ramos, transferimi kalon 50 milionë euro

    June 26, 2026

    “Magjistari” ganez bën parashikimin e bujshëm: Portugalia e Ronaldos do të fitojë Kupën e Botës

    June 26, 2026

    Pas katër vitesh pezullim, FIFA rikthen Rusinë në një turne zyrtar me ekipin U-15

    June 26, 2026

    Rikthehen radhët kilometrike në aksin Tiranë-Bradashesh-Elbasan, shtohet fluksi me nisjen e sezonit veror

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.