Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, Korçë.
Burimet bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Deri më tani akoma nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ngjarja.
Ndërsa raportohet se policia ndodhet në vendngjarje.


