Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E pazakontë/ Argjentina i dërgon FIFA-s emrat e 13 mijë baballarëve që nuk paguan suportin ekonomik për fëmijët

    Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

    Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “O kryetar, si i bahet me atë lejen time?”, Veliaj: Ols Violina po hakmerret por pa prova

    February 22, 2025
    “O kryetar, si i bahet me atë lejen time?”, Veliaj: Ols Violina po hakmerret por pa prova

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish për prokurorin Ols Dado.

    Kryetari i Tiranës zbërtheu një tjetër akuzë të prokurorisë.

    Nga Erion Veliaj

    “Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s’kishte bërë gjë”.

    Kështu nis “Procesi” i Franc Kafkës, libri kult i absurdit, të cilin mua më ra ta lexoj e ta admiroj aq shumë, sa që fati ma dhuroi, përmes një kllouni si Nesti Violina, që edhe ta jetoj, prapa hekurave! Këtu kemi edhe televizor dhe kështu më bie të shoh edhe sesi “Procesi” im vazhdon të shkruhet në gjirizët mediatikë, nga një grup karnavalesh të bërë bashkë, fut e bjer, duke iu referuar dosjes shumëfaqëshe të idiotësive të Ols Angonit.

    Si çdo ditë, ku i privuar nga liria pa gjyq dhe nga mundësia për t’u ballafaquar me karnavalet nëpër gjiriza apo me Kafkën tim (ndjesë të ndjerit Franz, po Olsi është si kafkë e mbështjellë me shollë), po vazhdoj t’ju argëtoj me “dyshimet e arsyeshme” të akt-akuzës absurde.

    Konsulenca e një sipërmarrësi të nderuar si Shkëlqim Fusha, me dy avokate që ushtrojnë lirinë e profesionit pa lejen e Nesti Dados, për një projekt në jug, rezulton në akt-akuzën ndaj meje si korrupsion në Tiranë!

    Ja argumentimi i Kafkës tim:

    ka marrë leje për një bashkëfshatar, shtëpi njëkatëshe në Yrshek;
    ka marrë mbrapsht garancinë e punimeve në Sheshin Skënderbej;
    ka marrë pagesë për një nga 7 lotet e pastrimit, kur pastrimin e bënin privatët në Bashkinë e Tiranës.

    Kuptuat gjë? Me siguri jo! Po, ama, Shkëlqim Fusha është shtrënguar me masën detyrim paraqitje për këtë poezi hermetike të violinistit dështak, që më tha, “mos kujto se vetëm ju keni haber nga arti, unë kur isha i vogël i bija violinës”!!!

    Pra, me durim: Viktima e Nesti Dados për shkakun tim, që kurrë s’kam dhënë e marrë me të asnjë favor të asnjë natyre, Shkëlqim Fusha, ka paguar dy avokate. 9 mijë euro! Për punët e tij në Vlorë e Himarë. Por, meqë këto të dyja njihen me avokaten që kam në shtëpi, pra Ajolën, ky është korrupsion, sepse Shkëlqimi ka marrë punë nga bashkia dhe të njohurat e sime shoqeje kanë marrë punë nga Shkëlqimi.

    1. Leja e ndërtimit është e drejtë pa konkurim, pra e merr ai që e ka tokën ose kontratën me pronarin e tokës. Ols Angoni, si pronar ndërtues e di mirë këtë, ndërsa unë as nuk e di kush është ky Gentian Karaj, që paska bërë shtëpi njëkatëshe në Yrshek, siç nuk di dhe s’kam detyrë të di kush janë pronarët e pafundëm që marrin leje në Bashkinë e Tiranës. Se ndryshe nga Nesti Dado, unë as jam spiun, as jam xhins spiuni, as kam punuar noter në port, as kam qenë zëmarrës dhe zëdhënës i prokurores së përgjithshme, as jam pronar, as jam ndërtues, as bëj prokurorin për llogari të partisë së Ols Violinës.

    Pra, sipas Olsit, ai mund të bëjë pallat me firmën time, ndërsa unë bëj korrupsion pse firmos lejen e shtëpisë së Gentianit në Yrshek.

    2. Garancia e kontratës është detyrim ligjor që çdo subjekt ta ketë përpara se të nisë një punë, dhe nëse puna kryhet sipas standardeve, ajo (garancia) i kthehet subjektit. Pra, është detyrim jo pazar, negociatë, opsion apo ia bëfsha racën, korrupsion! Plus kompania “Fusha” ka punuar për Sheshin edhe në kohën e hovit të Edi Ramës, edhe në kohën e pampersit të Lul Bashës, edhe në kohën time.

    Për shembull, garanci punimesh ka dhënë edhe firma që bëri ndërtesën e UKT-së, të cilën bujarisht ia falëm SPAK-ut, madje thamë hallall se do bëjë punë të mira për drejtësinë e munguar. Tjetër mesele kjo, po ishalla s’është gjithë SPAK-u violinë e prishur, si ky kastraveci që më ra mua për hise, se pastaj i bie që të kemi nxjerrë sytë për të vënë vetulla.

    3. Fusha ka marrë “këstin mujor të lotit të pastrimit”, e po pastaj?! Fusha ka bërë pastrimin në Tiranë që nga viti 2000 gjer në 2024, kur Bashkia e kaloi 100% si shërbim në kompani publike. Madje, siç doli në thertoren e Erjon Kasapit, Fusha ishte penalizuar sepse inspektorët e bashkisë kishin vërejtje mbi pastrimin e disa pikave. Pra, nuk ka marrë më shumë, ka marrë më pak, e nga vjet nuk ka marrë fare shërbim pastrimi. Kompania publike “Eco Tirana”, një bashkëpunim mes Tiranës-Veronës-Vicenzës, e shtetëzoi totalisht shërbimin privat.

    Dhe për të gjitha këto “favore”, ky sipërmarrës i ka dhënë 9 mijë Euro për konsulencë juridike një të njohurës së gruas sime, e cila sipas Ols Violinës meqë njeh gruan time ka bërë korrupsion për mua që nuk e njoh, por që me mendjen e Nesti Dados ia kam dhënë Fushës gjithë sa më lart, për t’i marrë 9 mijë Euro përmes një të panjohure që njeh gruan time. Natyrisht, Olsi ka të gjithë imbecilitetin dhe malinjitetin ta fantazojë e ta shkruajë në emër të drejtësisë së re këtë skeç satirik në lëkurën time, por nuk ka kokërr prove ama, që ta mbështesë, përveç bindjes së tij absolute që ku ka një grua ka një dyshim të arsyeshëm.

    Kuptuat gjë? Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo, fatkeqësisht këto Lali i ka dëgjuar nga Kafka i tij atë ditë, kur i vajta në audiencën haluçinante, dhe i ka lexuar në dosjen që Kafka i dorëzoi Kasapit dhe Kasapi i vuri vulën e arrestit me burg.

    Domethënë, Fusha në Yrshek ka bërë një kat shtëpi fshati për një nevojtar që kërkonte sevap; në Shesh ka marrë hakën pas garancisë që vetë vuri e që i takon; dhe në shërbimin e pastrimit ka marrë kusurin, pasi janë zbritur punët e pakryera.

    Zotërisë i është dhënë leja për sevapin, haka për punën dhe kusuri për shërbimin. Këto i njeh ligji dhe kodi etik e shoqëror. Ekzaktësisht çfarë nuk njeh Kafka im: Ligjin dhe Kodin Etik, se atë shoqërorin është gjynah t’ia kërkosh një individi të devijuar psiko-emocionalisht, sa nga violina dhe sa nga trampolina.

    Si i tillë, ai njeh për “sevap” marrjen përdore për ta bërë nga violinist-noter-ndërtues-zëmarrës-zëdhënës-prokuror-persekutor. Në vend të hakut njeh “hakmarrjen” për katet që s’i takonin kur telefononte me atë zërin si violinë në sordinë “o kryetar, si i bahet me atë lejen time?” dhe si kusur ai kupton shërbimet banale me letra anonime!

    Procesi i Kafkës tim vazhdon.

    Qofshi me shëndet dhe paçi një ditë të mbarë!

    ols dado Ols Violina po hakmerret por pa prova Veliaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E pazakontë/ Argjentina i dërgon FIFA-s emrat e 13 mijë baballarëve që nuk paguan suportin ekonomik për fëmijët

    June 14, 2026

    Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

    June 14, 2026

    Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

    June 14, 2026

    Pas shtatë vitesh, seriali “Euphoria” mbyllet me një kthesë tragjike

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.