Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Ky është një shqetësim për amerikanët dhe për Evropën”, paralajmërimi i fortë që vjen nga SHBA

    February 21, 2025

    Nën Presidenti JD Vance paraqiti në vija të përgjithshme pikëpamjet e tij konservatore lidhur me politikën e jashtme, gjatë takimit vjetor të Konferencës së Veprimit Politik Konservator, në praninë e politikanëve të huaj që thonë se mbështesin agjendën e Presidentit Donald Trump. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, gjatë konferencës doli përsëri në pah ndryshimi i qëndrimit lidhur me aleancën SHBA-BE.

    Nën Presidenti JD Vance paralajmëroi Evropën:

    “Natyrisht, do të vazhdojmë të kemi aleanca të rëndësishme me Evropën. Por se sa të forta do të jenë këto aleanca do të varet nga fakti nëse i udhëheqim shoqëritë tona në drejtimin e duhur”, tha Nënpresidenti.

    Zoti Vance foli të enjten në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator. Takimi i këtij viti tërhoqi udhëheqës evropianë me prirje të djathtë nga Argjentina, Britania, Polonia, Hungaria dhe Italia.

    Analistët thonë se ata po shohin në kohë reale procesin e shpërbërjes së një prej aleancave më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.

    “Mendoj se duhet ta trajtojmë shumë seriozisht atë që po ndodh në konferencën vjetore. Jemi dëshmitarë të një ndarjeje të Shteteve të Bashkuara nga aleatët tanë tradicionalë në Evropë, nga NATO-ja. Ky është një partneritet 80-vjeçar që tani duket se po pëson krisje. Mendoj se ky është një shqetësim për amerikanët dhe për Evropën”, thotë Jim Kessler nga Instituti “Third Way.

    Por jo të gjithë evropianët kanë mospajtime me administratën e Presidentit Trump.

    “Jepini fund luftës. Presidenti Trump ka të drejtë. Njësoj siç e ka deklaruar edhe kryeministri jonë, kjo luftë duhet të mbarojë sepse nuk na çon kurrkund. Është marrëzi. Qindra mijëra vetë po vdesin”, u shpreh Balázs Orbán, drejtor politik i Kryeministrisë së Hungarisë.

    Diana Iovanovici Șoșoacă, anëtare e Parlamentit Evropian që kryeson një parti të ekstremit të djathtë në Rumani, i tha Zërit të Amerikës se e kishte ftuar administrata e Presidentit Trump. Ajo tha se ishte hera e parë që merrte pjesë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator. Ajo foli mbi pikëpamjet e përbashkëta me Presidentit Trump, qëndrime që sipas saj, çuan në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë për t’i ndaluar pjesëmarrjen në garën presidenciale të vitit 2024.

    “Sepse kam qëndrime kundër Bashkimit Europian, NATO-s, kundër nxitjes së luftës, apo çështje të ngjashme. Për shkak të deklaratave të mia për lirinë, sepse isha kundër vaksiminit ndaj Covid- it dhe sepse isha kundër maskave, unë isha zëri i Rumanisë, siç ju jeni Zëri i Amerikës dhe kjo u konsiderua si opinion anti-kushtetues dhe për këtë arsye nuk kisha të drejtë të zgjidhesha”, shprehet zonja Șoșoacă.

    Konferenca e Veprimit Politik Konservator ndikoi në ngritjen e zotit Trump në krye të politikave konservatore. Zoti Trump iu drejtua kësaj Konference gjatë mandatit të tij të parë; ndërsa në takimin vjetor të këtij viti, ai pritet ta mbajë fjalën të shtunën.

    VOA

    paralajmerime per evropen presidenti Trump SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.