Në senacën e sotme gjyqësore në lidhje me dosjen “Plumb i Artë”, Nuredin Dumani na ka zbuluar të tjera detaje të reja.
I penduari i drejtësisë ka zbuluar emrat e bashkëpunëtorëve në grabitjet e kryera vite më parë, dhe se sipas tij, baza ku planifikonin grabitjet, ishte banesa në Kavajë e hallës së një prej tyre, e cila jetonte në Itali.
Dumani: Kemi bërë me klientin tënd, kemi bërë grabitje me Talo Çelën, Gentian Sharrën dhe Ilirjan Feci. Unë dhe Talo Cela do të bënim goditjen, Gentian Sharra shofer.
Takoheshim shpesh 2-3 herë në javë me Gentin, grabitja është organizuar një javë më parë, në fund të vitit 2012, fillimi i 2013. Ishim veshur sportiv sepse duhet të vraposh por nuk mbaj mend specifikisht ndërsa viktima, xhaketë.
Jemi larguar me mjetin tip Audi ku Gentian Sharra ishte shofer i mjetit, në momentin e grabitjes isha larg 20-25 metra. Ilirjan Feci ishte me ‘BMW’ për policinë ose nëse do iknim.
Organizimi është bërë në afërsi të autosdradës, te shtëpia e hallës së Ilirjan Fecit që jetonte në Itali, e kishim si bazë.


