Në një intervistë për “Wake up”, ish-banori i “BBVA4” Jozi më në fund ka sqaruar lidhjen me Valbonën jashtë Big Brother VIP.
Artisti bëri me dije se ata i lidh një shok i përbashkët të cilin e konsideron si vëlla prandaj marrëdhënia e tyre ka qenë aq e afërt.
“Valbonën gjithmonë e kam cilësuar shoqen time, nuk e kam parë kurrë me atë shikimin tjetër. Njiheshim pak, pastaj aty në shtëpi jemi afruar, ka kontribuar në qëndrimin tim në shtëpi. Neve na lidh një shok i përbashkët, Valbona e ka si vëlla, ky na ka lidhur me njëri-tjetrin”, tha Jozi.


