Me rastin e Shën Valentinit banorët e “Big Brother Vip Albania” u surprizuan nga lulet të cilat ua nisën të dashurit e tyre.
Mund të duket disi e çuditshme por dhe Jozi i dërgoi Loredanës lule për të festuar Shën Valentinin.
Por reagimi i saj ishte shumë befasues. Banorja është dëgjuar duke thënë se nuk ka nevojë për lule, sidomos nga ana e tij.
“Nuk ishin fjalët që prisja, nuk ishte përgjigjja që doja. Nuk është gjithçka lojë, nuk janë fjalët që doja sot. Shumë e vështirë për të kuptuar gjendjen e tjetrit. Faleminderit Jozit për lulet, po nuk janë lulet, janë fjalët. Nuk kam nevojë për lulet, por për diçka tjetër. E kam hallin diku tjetër. Tjetër bën, tjetër thotë.”


