Së fundmi Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim për dy operatorët e telefonisë celulare Vodafone dhe One Albania.
Hetimet raporothet se kanë filluar menjëherë pas shumë ankesave dhe “bojkoteve” që qytetarët kanë bërë ndaj këtyre kompanive.
Në lidhje me këtë ka ardhur dhe një reagim nga institucionet shtetërore.
Kujtojmë se hetimi në fjalë është i shtrirë nga data 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024.
Vendimi për të nisur hetimet u mor në mbledhjen e fundit për muajin janar, më 29 dhe ende vijon.
Gjithçka nisi nga ankesat që mbërritën në lidhje me ofertën e paketave.


