Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vajza e tyre i dha fund jetës/ Prindërit e Irsa Muçollarit: Na thoshte “si do duroj 6 orë duke më bullizuar”

    February 17, 2025
    Vajza e tyre i dha fund jetës/ Prindërit e Irsa Muçollarit: Na thoshte "si do duroj 6 orë duke më bullizuar"

    Në një intervistë për “Top Channel”, prindërit e Irsa Muçollarit, 16-vjeçares që i dha fund jetës, kanë thyer heshtjen në lidhje me ngjarjen që u hapi një plagë mu në zemër.

    Pikëpyetjet e shumta në lidhje me arsyet se çfarë e çoi 16-vjeçaren në vetëvrasje të hënën e shkuar kërkojnë përgjigje që nuk i di askush deri më tani.

    Mamaja e Irsës mes lotësh Mirela Muçollari rrëfen se do i mbetet peng që nuk kuptoi dot gjendjen e vajzës së saj.

     “Do më mbetet peng tërë jetën dhe në kokën time kam vetëm ‘PSE? PSE?’. Kush ma mërziti kaq shumë dhe nuk e kuptoi asnjë njeri? Ne e donim aq shumë. Unë për atë jetoja për atë punoja! Të gjesh fëmijën kur vjen nga puna në atë gjendje. I dhashë frymë, nuk e shpëtova!”.

    Nga ana tjetër Ilir Muçollari, babai i Irsës dëhsmon se kohët e fundit vajza e tyre sikur kishte ndryshuar pak sjelljen por kjo gjë nuk I majftoi atij dhe gruas që të kuptonin se e vogla e tyre kishte nevojë për ndihmë.

    “Kohët e fundit e shikoja që kishte ndryshuar sjellje, ishte pak me e mërzitur, por nuk na shkonte mendja për vajzën që të shkonte deri në këtë pikë. Se ka qenë shume e sjellshme, shumë e mirë, shumë e urta, e pyesja sa vinte nga shkolla: ‘Si kalove të keqen babi?. Mirë, babi mirë’. Edhe kjo na ka çuditur”.

    Prindërit e viktimës mes një dhimbje të madhe e cila duket se nuk do të ketë shërim, përpiqen të kujtojnë bisedat e fundit me vajzën, para aktit të vetëflijimit.

    “Ditën e fundit më ka ardhur 20 minuta para se të mbaronte shkolla, më tha mbaruam shpejt. Para një jave i tha duke qarë mamasë ma ndërro klasën se ata nuk mësojnë. Janë 6 orë si do duroj çdo ditë kështu”.

    “Bëjnë si të çmendur më tha mua. Qeshin kot, flasin kot dhe nuk më pëlqen. Donte të shkonte te klasa që kishte shoqet e 9-vjeçares. I thashë merru me veten, injoroji ata. Ashtu bëj më tha, por janë 6 orë o mami më tha. Të marr mësuesen, të ndërrojmë bankën. Jo, jo tha se është më keq ashtu. Si duket i vinte turp se do ta bullizonin shokët përsëri. Jo, jo, bëra gabim që të thashë…”.

     

     

    6 ore duke me bullizuar prindërit e Irsa Muçollarit rrefejne
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    June 18, 2026

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    June 18, 2026

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    June 18, 2026

    Aksidentohet autobusi me nxënës në Elbasan, përplaset me një tjetër makinë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.