Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Guvernatori Newsom: Trumpi zhvillon një fushatë kundër meje

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Babai gjeti të bijën pa shenja jete, letra rrëqethëse e 17-vjeçares nxit dyshime. Nisin hetimet urgjente

    February 13, 2025

    Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar procedim penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 17-vjeçare i dha fund jetën pasi bullizohej nga shokët e klasës dhe mësuesit.

    Nxënëse e vitit të parë në një prej gjimnazeve të qytetit të Gjirokastrës, adoleshentja evidentohej si një vajzë e qetë dhe me rezultate të mira në mësime. Ndërkohë që sipas mësuesve dhe nxënësve, ajo ditët e fundit kishte qenë e qetë.

    Një ndër provat kryesore mbi të cilat po heton Prokuroria është një letër e shkruar nga gjimnazistja para se të merrte vendimin fatal. Prokuroria e Gjirokastrës do të marrë në pyetje edhe mësuesit dhe nxënësit e shkollës ku ajo mësonte, në lidhje me zbardhjen e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së 17-vjeçares.

    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

    Mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.70, të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 10.02.2025, ku në banesën e saj në Gjirokastër u gjet e vdekur shtetasja e mitur I. M.

    Në kuadër të këtij procedimi,është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen me prioritet të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, duke nisur nga pyetja e personave që kanë dijeni për veprën penale”, njofton prokuroria e Gjirokastrës.

    Çfarë ndodhi gjatë së hënës në Gjirokastër?

    Irsa Muçollari, nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës është gjetur pa shenja jete nga i ati dhe është transportuar për në spital. Ajo dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj ndërsa mjekët e urgjencës vetëm kanë konfirmuar vdekjen.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites pasi ishte kthyer nga shkolla dhe sapo ka nisur një hetim për rrethanat.

    Irsa Muçollari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Guvernatori Newsom: Trumpi zhvillon një fushatë kundër meje

    June 18, 2026

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    June 18, 2026

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    June 18, 2026

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.